Bordi Këshillues

__________________________________________________________________________________________________________

Iara Boubnova

Është kuratore e artit bashkëkohor dhe kritike arti nga Sofia, e lindur në Moskë, Rusi. Që nga viti 1985 ajo punon në Galerinë Kombëtare, në Sofie, si Kuratore në Departamentin e Artit të Evropës Lindore. Që nga Janari 2015, ajo bëhet Zëvendës Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të sapokrijuar dhe është përgjegjëse për mbledhjen ndërkombëtare të institucionit. Që nga viti 1995 Iara Boubnova është themeluese e Institutit të Artit Bashkëkohor, në Sofia.

image

__________________________________________________________________________________________________________

Sezgin Boynik

Sezgin Boynik (1977), i lindur në Prizren, Kosovë, ai jeton dhe punon në Helsinki. Ai ka përfunduar doktoraturën në Jyväskylä University Social Science, me temë "Politikat kulturore të Valës Zezë në Jugosllavi, nga viti 1963 deri më 1972". Ai ka botuar për punk-un, marrëdhëniet ndërmjet estetikës dhe të politikës, të nacionalizmit kulturor, situatcionistat ndërkombëtarë dhe kinemanë jugosllave. Ai është redaktor i Rab- Rab: Gazetë për Hetime Politike dhe formale në Art (www.rabrab.fi).

image

__________________________________________________________________________________________________________

Juan A. Gaitán

Juan A. Gaitán (Canada / Colombia, b. 1973) është një shkrimtar dhe kurator, me qëndrim në Meksikë dhe Berlin. Ai ishte kurator në Witte de With - Qendër për Art Bashkëkohor (2009-2010), dhe profesor zëvendësues në Programin e Praktikës kuratoriale në Kaliforni /Kolegjin e Arteve, San Francisco (2011-2012). Nga 2006-2008 ai ishte në Bordin e Drejtorëve të Frontit të Shoqërisë perëndimore, dhe ka punuar si kurator i jashtëm në Morris dhe në Galerinë e Arteve Helen në Vankuver. Gaitán shkruan për disa revista, duke përfshirë Afterall, The Exhibitionist, Fillip, dhe Mousse.

image

__________________________________________________________________________________________________________

Miran Mohar

Miran Mohar është një artist me qëndrim në Lubjanë, Slloveni. Ai është anëtar i grupit Irwin dhe një bashkë-themelues i kolektivit Neue Slovenishe Kunst, studio grafike e dizajnit New Collectivism dhee Scipion Nasice Sisters Theatre. Sëbashku me katër anëtarët e tjerë Irwin (Dušan Mandič, Andrej Savski, Roman Uranjek dhe Borut Vogelnik) ka marrë pjesë në të gjitha projektet dhe ekspozitat e Irwin që nga viti 1984.

image

__________________________________________________________________________________________________________

Borut Vogelnik

Borut Vogelnik, (1958). Ai është bashkë-themelues grupit të artistëve Irwin dhe i kolektivit të artit Neue Slovenische Kunst (NSK).

Grupi Irwin është themeluar në Lubjanë në vitin 1983 dhe përbëhet nga: Dushan Mandiç, (1954); Miran Mohar, (1958); Andrej Savski, (1961); Roman Uranjek, (1961); dhe Borut Vogelnik (1958). Irwin, së bashku me grupin e muzikës Laibach dhe grupin performues Gledališče Sester Scipion Nasice, përbëjnë bërthamën e grupeve kryesore brenda kolektivit të artistëve Neue Slowenische Kunst (NSK), i themeluar në vitin 1984 në republikën e Sllovenisë Socialiste Federative, Republika e Jugosllavisë.

Aktualisht, ai është profesor asistent në Akademinë për art pamor në Lubjanë. Jeton në Ljubljanë.

image

__________________________________________________________________________________________________________

Edi Muka

Edi Muka (1969, Shqipëri) është një kritik arti dhe kurator. Ai është bashkë-drejtor i Tirana International Contemporary Art Biennale (T.I.C.A.B.) dhe bashkë themelues dhe kurator i Tirana Institute of Contemporary Art (TICA), dhe kurator dhe drejtor artistik (së bashku me Joa Ljungberg) të Bienalës së artit bashkëkohor të Göteborg-ut.

image

__________________________________________________________________________________________________________

Yehuda Emmanuel Safran

Yehuda Safran, jeton dhe punon në New York. Ligjërues në Graduate School of Architecture, Planning and Preservation në Columbia University dhe Pratt Institute, poashtu profesor vizitues në Graduate Institute of Architecture at Nanjing University dhe Shanghai University, Graduate School në Kinë. Ai është redaktor dhe drejtor i ‘Potlatch’ një revistë mbi hetimin e Artit dhe Arkitekturës si një dhuratë. Ai është poashtu këshilltarë për Steven Holl Architects në NY.

image

__________________________________________________________________________________________________________

Sislej Xhafa

Sislej Xhafa, është artist vizuel i lindur në Pejë, Kosovë, me qëndrim në Nju Jork. Ai është i njohur për hetimet e tij artistike në realitetet sociale, ekonomike dhe politike lidhur me kompleksitetin e shoqërive moderne. Xhafa gjatë krijimtarisë së tij ndër vite, ka theksuar me punën e tij artistike, temat ekonomike dhe sociale, realitetet politike, si ato ndërveprojnë në shumëllojshmërinë e paqëndrueshme të shoqërive moderne.

image