image

Pamje nga Instalimi

Projekti "Kufië pa Kufijë" përfshin 26 fotografi të 26 ndërtesave kufitare, të 26 shteteve të Shengenit të BE-së. Sot, këto ndërtesa kanë mbetur "të braktisura", ngjashëm me mënyrën se si ndarjet kufitare ndër shtetet e BE-së kanë vepruar që t’ekzistojnë. Megjithatë, duke vazhduar me praninë fizike, duke na kujtuar për një ndarje të kaluar që nuk ekziston më, këto ndërtesa gjithashtu ngrenë pyetje se çfarë funksioni tjetër mund të kenë ose të luajnë në të ardhmen.

Vetë artisti vjen nga një vend, ku ende ekzistojnë ndërtesat funksionale të kufirit dhe liria e lëvizjes është e kufizuar. Artisti ka zgjedhur të fotografojë ndërtesat e braktisura të kufirit, në shtetet anëtare të BE –së dhe të nxisë pyetje rreth vërtetësisë së ekzistencës ose mos ekzistimit të kufijve midis këtyre shteteve - shumica e të cilave ndajnë një të kaluar, shpesh një konflikt, por gëzojnë sot lirinë e lëvizjes me njëri-tjetrin.

Nga njëra anë, një ndërtesë kufitare është ende funksionale kur hynë nga një shtet jo-Shengen në një shtet Shengen. Nga ana tjetër, brenda vetë zonës së Shengenit, ndërtesa të tilla kufitare janë konfiskuar për t'i shërbyer ndonjë qëllimi tjetër. Për ata njerëz që janë të kufizuar nga liria e lëvizjes, ndërtesa të tilla përfaqësojnë shumë më tepër sesa vetëm një prani fizike - ato mund të sjellin kujtimet e refuzimit, vështirësive dhe dhimbjes dhe shumë njerëz sot zgjedhin të marrin rrugë të paligjshme për të kaluar ndarjet kufitare.

Ata e bëjnë këtë në kërkim dhe besim të një jete më të mirë, kryesisht vijnë nga zonat e luftës ose shoqëritë e pasluftës. Meqenëse artisti vjen nga një vend, dhe një rajon, i cili ka pësuar përvoja të tilla dhe ku liria e lëvizjes vazhdon të jetë e kufizuar, tregimet dhe narracionet e tilla janë të ngjashme. Kufijtë ishin shkaktarët e luftës; disa u bënë arsye për të ndarë familjet për dekada të tëra. I tillë ishte rasti midis ish-federatës socialiste të Jugosllavisë dhe Shqipërisë së mëparshme komuniste, ku kufijtë po forcoheshin, në një kohë kur BE ishte tashmë në procesin e hapjes së tyre.

Megjithatë, sot duket se përforcimi i kufijve po shfaqet sërish si një temë e debateve konfliktuale. Dhe kur bëhet fjalë për këto ndërtesa të braktisura të kufirit brenda BE-së, a duhet të ekzistojë një platformë për diskutim, nëse këto ndërtesa mund ti shërbejnë një funksioni kulturor? Si duhet të përkujtohen ato sot? A duhet të shërbejnë, si një kujtim i asaj se çfarë kuptimi kishin në të kaluarën, duke shkuar drejt një të ardhmeje më të hapur?

E kaluara e përbashkët midis shteteve anëtare të BE-së, mund të lexohet dhe regjistrohet edhe përmes arkitekturës së strukturave të tilla kufitare. Kjo është arsyeja pse ato do të dokumentohen, fotografohen dhe ekspozohen përmes një botimi me fotografi, duke e vënë në pikëpyetje potencialin për të ndryshuar qëllimin e këtyre objekteve sot.