AUTOSTRADA BIENALE / Prizren, është krijuar me misionin për të zgjeruar kulturën dhe për të rigjallëruar komunitetin e saj.

AUTOSTRADA Bienale, është një magjistrale inovative ndërmjet Bienales së Stambollit, Bienales së Venecias dhe asaj të Prizrenit. Hapësirat e saj do të jenë gjithandej në rrugica dhe përgjatë lumit Lumbardh në Prizren, Kosovë. E inspiruar nga bota e stome në ndryshim, Autostrada Biennale ka ndërmarrë hapa për të përfituar nga praktika dhe shkëmbimet kulturore në rritje dhe për t’i zgjeruar ato më tej.

Përmes frymës së bashkëpunimit ne do të përpiqemi të zgjojmë energjitë krijuese të Kosovës, rajonit e më gjerë.

Bashkëpunimi ndërmjet fushave të ndryshme të artit dhe vërja në pikëpyetje e problemeve dhe vështirësive të botës bashkëkohore, përbëjnë një aspekt novator të artit të sotëm. Kjo vë në sfidë dhe shkëmben bashkëpunimin.

Përmbledhja e vetë Harald Szeemann mbi përmbajtjen e ekspozitës, ishte në vetvete e gjatë, por ajo dha sinjalin e një ndryshimi në marrëdhënien ndërmjet artistit, studios dhe muzeut: "kundërshtimi i dukshëm ndaj formës; shkalla e lartë e angazhimit vetjak dhe emocional; prononcimi që disa objekte të caktuara janë art, megjithëse nuk janë përkufizuar si të tilla më parë; zhvendosja e interesit nga rezultati drejt procesit artistik; përdorimi i objekteve mondane; ndërveprimi i punës dhe materialit; Toka Mëmë si medium, vendi i punës, shkretëtira si koncept."

AUTOSTRADA BIENALE është një fabrikë utopike dhe vend pune në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo planifikon të nxjerrë në pah kushtet sociale, politike, ekonomike dhe estetike, të cilat ndikojnë gjithashtu në jetën e përditshme, përtej botës së artit: ta bëjë qytetin si muze në vetvete dhe si një qendër të bashkëkohores. Një vend ku përvojat lokale të kohës cenojnë unitetin e përqafimit dhe shpikin kohën e vet.