image

Alketa Xhafa Mripa përdor performancën dhe instalimin si punë specifike për vendin, video dokumentimin, nga veprimi në skenë. Puna e saj fokusohet në çështjet e gjinisë, migracionit, nacionalizmit dhe medias, për të krijuar një kritikë akute mbi status quo-në dhe strukturën e thellë psikologjike të shoqërisë moderne. Për Autostrada Biennale, ajo krijon një performancë në Stacionin e Autobusëve, një vend ku politikat e mëdha dhe të vogla bashkohen përmes pasagjerëve dhe automjeteve, një vend që përfaqëson të dyja, rrugët e ndryshme të kontrollit politik dhe njëkohësisht prodhon linjat e fluturimit që vijnë e shkojnë përmes kufijve. Në një tavolinë bilardoje normale, vendosen pesëmbëdhjetë topa të bardhë, të bërë gati si në një arenë të lojtarëve të fuqishëm. Përderisa loja normalisht shkon, rregullat dhe kufijtë e arenës dakordohen nga lojtarët. Kur fillon performanca, artistja del nga diku rreth Stacionit të Autobusëve, ecën drejt tavolinës së biliardos, ngjitet, shtrihet në bark, e nxjerr kokën jashtë tavolinës. Pastaj ajo pështyn. Pështyma e saj natyrore shkon përtej kufijve !!! Përtej shprehjes së komunikimit dhe pajtimit. Veprimi është planifikuar të përsëritet disa herë gjatë Bienales, të performohet nga studente të artit.