image

Pamje nga video

Unë kam qenë i ftuar për të prodhuar një video mbi Tajvanin dhe Luftën e Ftohtë për një ekspozitë. Kështu, nga kurioziteti, ditën tjetër, e pyeta nënën time nëse e dinte se çfarë ishte Lufta e Ftohtë dhe ajo u përgjigj: "Kush ishte ai?"

Nëna ime, e lindur në vitin 1938, në një rajon malor të varfër në Tajvanin qendror, mori arsimim të vogël dhe punoi gjithë jetën e saj, para dhe pas martesës me babain tim. Ligji më i gjatë ushtarak i Tajvanit (1949 - 1987) në histori, kishte pak efekt mbi të. E gjithë jeta e saj ishte, thjesht për të punuar për një mbijetesë të dobët.

Ajo më tha se në atë kohë, në fshatin tonë nuk kishte energji elektrike dhe meqë ajo punonte gjithë ditën në fushën e orizit, e përdorte një biçikletë të vjetër deri në qytetin më të afërt, për ta mbushur një bateri për energjinë shtëpiake. Ajo ka humbur gjurmët, se sa herë ajo u përplas dhe zhytur në baltë në errësirë, ​​kur kthehej me një bateri të mbushurr dhe me mua në pjesën e pasme t’biçikletës. Kjo video e bazuar në intervistë, është përqendruar tek nëna ime. Unë jam intervistuesi dhe nëna ime intervistuesja. Të gjitha pyetjet kanë të bëjnë me jetën e saj prej një vajze rurale, e varfër dhe e paarsimuar, një grua dhe një nënë e pesë fëmijëve, që punon në fushën e orizit të ndezur, më vonë një grua larëse dhe pastruese shtëpiake deri në mesin e viteve 2000, dhe kjo ishte më pak se dhjetë vjet më parë.

Pyetjet rreth jetës së saj, përputhen me vitet kur ndodhën ngjarjet historike gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo e fundit është bërë me imazhe historike, nga Muzeu i Perdes së Hekurt në Hungari dhe Arkivat e Magnum Photo, të ndërthurura me intervistën për nënën time, e cila nuk kishte dëgjuar kurrë për Luftën e Ftohtë.