image

Pamje nga filmi

Lumturi e dyfishtë, merr kopjen kineze të Hallstatt, një qytet i vogël idilik në Austri, si pikënisje për të eksploruar urbanizimin e shpejtë të Kinës. Qytetet kineze, janë ndërtuar aty ku historitë dhe kujtimet mund të harrohen lehtë dhe të rishkruhen. Filmi kryqëzon të vërteta dhe gënjeshtra përmes imazheve vizive, intervistave, këngëve dhe tregon historinë e kopjes së planifikuar në fshehtësi dhe të zbulimit të saj, të motivimit dhe sfondit për ndërtimin e kopjes së një përralle zanore si replikë, në një rajon me një popullsi prej miliona banorësh. Filmi është xhiruar në stil të një doku-muzikor për t'iu referuar Sound of Music (1965), prodhim i Hollivudit të një kulturë të imagjinuar austriake. Origjina nuk përcaktohet më nga tradita apo kultura, por duke luajtur një rol apo edhe duke luajtur me imazhet që rrjedhin nga arkivat e mbledhura nga materialet vizuale të mediave si fantazi kolektive. Ajo që ka rëndësi, nuk është më nëse është origjinale apo e rreme, reale apo imagjinare, por virtualiteti i bazuar në epistemologjinë e vetë prodhimit të imazhit, perceptimit të tij dhe efekteve në globin kapitalist.

Titulli Lumturi e Dyfishtë, do të thotë lumturi që është rritur dyfish në martesë. Karakteri i shkruar 喜 (lumturia, xi) është dyfishuar, me fjalë të tjera, Lumturia e Dyfishtë është lumturia që simulon njëra-tjetrën. Etimologjia e fjalës kineze merret si lajtmotiv i përkthimit kulturor, në bashkimin e traditave dhe historive të ndryshme në romancën e kohës sonë.