image

Manray Hsu (Taipei, Tajvan) kurator i edicionin të parë të Autostrada Biennale

Manray Hsu është kurator i pavarur dhe kritik arti me bazë në Taipei.

Manray është bashkëthemelues dhe drejtor (2010-2012) i Qendra për Art Bashkëkohor në Taipei, kryeredaktor i ArtCo Magazine edicioni kontinental i Kinës (2013-2014), dhe ligjërues në akademitë e artit në Tajvan dhe jashtë vendit. Duke jetuar në Berlin në fillim të viteve 2000, ai punoi me artistë bashkëkohore në Evropë, përfshirë edhe ata nga ish-Blloku Lindor.

Ndër ekspozita të ndryshme, Manray ka kuruar edhe Taipei Biennial në vitin 2000 (me Jerome Sans), Wayward Economy (2004, Main Trend Gallery, Taipei), Naked Life (2006, MOCA Taipei), Liverpool Biennial në vitin 2006 (me Gerardo Mosquera), Taipei Biennial në vitin 2008 (me Vasif Kortun), Cuvee Biennial në vitin 2009 (OK Qendra për Art Bashkëkohor, Linz), dhe Forum Biennial te Artit Bashkëkohor Taivanez në vitin 2010 (Taipei Qendra për Art Bashkëkohor). Manray ka qenë anëtar jurie në Bienalen e Venedikut (2001), Bienalen e Stambollit (2001), Hermes Art Award - çmim për Artin Bashkëkohor Korean (2007), Hugo Boss Asian Art Award (2012), etj.

Fokusi kryesor i punës së Manray është në politikat e lëvizshmërisë, kufijtë e formave të ndryshme dhe kushtet urbane në epokën e globalizimit, rrjedha e kapitalit, dhe arti i ndërlidhur me aktivizmin.

Hulumtimet e fundit të tij përfshijnë praktikat ndërdisiplinore të artit që lidhen me çështjet e mjedisit, ndërveprime të shumëllojshme në skenarë urban dhe rural, me një interes të veçantë në shikimin e Anthropocene nga perspektiva e filozofisë kineze Daoiste.