image

Pamje nga instalimi

Shteti yt nuk ekziston - është një fushatë në vazhdim e sipër, nga Libia Castro dhe Ólafur Ólafsson, e cila filloi në vitin 2003 në Stamboll, fillimi i të cilës u shënua nga protestat më të mëdha kundër luftës deri më sot, të cilat u mbajtën kundër pushtimit të Irakut nga SHBA dhe aleatët e saj. Që atëherë, projekti udhëton në botë duke përhapur fjalinë, "Shteti yt nuk ekziston" në gjuhë të ndryshme, që ndërhyjnë në hapësirë publike, brenda dhe jashtë, duke përfshirë mediume dhe formate të ndryshme, të tilla si: bilboard-e, postera, reklama televizive dhe radio, shtesa të gazetave, mbulime revistash, bluza, video, shfaqje muzikore, kanaçe të pijeve, vizatime të murit dhe grafite neoni mes të tjerash. Shteti yt nuk ekziston, për herë të parë ishte lansuar në ekspozitën e artistëve '20 Minus Minutes' në Platform Garanti CAC, Stamboll 2003.