image

"Think Big!" Është një monument për llojin e ri të udhëheqësit. Është e vendosur në qendër të Prizrenit, në një vend, ku tre nivele të ndryshme të kuptimit ndërpriten. Mbetjet arkitekturale si dëshmi e tre periudhave të largëta, kultura dhe ideologji e mbulojnë njëra-tjetrën, ndërkaq e ndajnë territorin e përbashkët: Gjetjet arkeologjike nga periudha klasike romake (II- III shekulli); Minarja e asaj që dikur ishte Xhamia Arasta, e ndërtuar në shekullin e XVI dhe shkatërruar në vitin 1963 me pretekstin e "modernizimit" të Prizrenit; dhe ndërtesat moderne të ndërtuara në vitet 1960-ta në vend të xhamisë Arasta.

Rastësisht, të gjitha këto bien së bashku në vendin e monumentit më të ri të Prizrenit, të ngritur për nder të Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Si një "gur kufiri" që shënon kufirin e tre "territoreve" të përmendura më parë, është vendosur në mbetjet e një monumenti të shpërfillur të heronjve të Luftës së Dytë Botërore, të përbërë nga gjashtë portrete bronzi, të cilat janë zhdukur.

Një vend i harruar gjatë, pra, bëhet një vend i këndshëm edhe një herë! Ky imazh i ri i pabesueshëm - një simbol i së ardhmes, është ngritur për shqyrtim publik dhe për mbledhjen e pëlqimeve digjitale!