image

Pamje nga Filmi

Ky film mori formë nga "vera e migracionit" e vitit 2015, kur sistemi Shengen u pezullua për disa javë dhe shtetet e pasura evropiane, hapën përkohësisht kufijtë për refugjatët nga Siria dhe më gjerë, për botën e zonës së luftës. Por, shpejt u bë e qartë se "kultura e mirëpritjes" e disa shteteve evropiane, nuk do të zgjaste shumë. Disa shtete të BE-së iu përgjigjën lëvizjes së refugjatëve, duke rivendosur kufijtë; të gjithë u bashkuan në një garë të egër, që dukej si destinacioni më pak i dëshirueshëm.

"Urgjenca e kthyer përmbys" ballafaqohet me diskursin cinik dhe çnjerëzor që thërret praninë e refugjatëve në Evropë "urgjentisht" kur kjo fjalë do të duhej të zbatohej për luftën, terrorin dhe përuljen ekonomike që detyroi njerëzit të lëviznin. Kjo valë e fundit e migracionit, është përgjigja racionale e emigrantëve ndaj luftërave të zhvilluara në Azi ("Lindja e Mesme" dhe më gjerë) dhe Afrika nga fuqitë perëndimore, që dëshirojnë të përkrahin ose të rrëzojnë proxitë vendase – të vrasin “pranverat arabët" ose t'i komandojnë - si Interesat opurtuniste diktojnë.

"Urgjenca e kthyer përmbys" është vendosur brenda tensionit që kalon nëpër jetën shoqërore tani: nga njëra anë potenciali i madh imagjinativ i një bote pa kufij dhe nga ana tjetër burgu i vogël i kombësisë dhe të gjithë kufijtë e jashtëm, përfshirë ata të brendshëm dhe shoqëror. Filmi diskuton kufijtë që kryejnë funksionin e tyre të përditshëm: menaxhimin, kalibrimin dhe qeverisjen e pasazheve globale të njerëzve; ndarjen dhe "zonimin" në lloje të ndryshme të emigrantëve dhe jo-migrantëve, të cilët varen nga rrjedhja e të ardhurave të shtrydhura nga puna e pafundme. Kufijtë e konfigurojnë botën, duke siguruar një furnizim të njerëzve "të gatshëm" për të bërë çdo lloj pune.

Teksti i narracionit është vendosur në dialog me animacione të vizatuara në të zezë dhe të bardhë, në të cilat linjat e mbivendosura formojnë një model abstrakt, duke evokuar ndër të tjera kufijtë, rrugët e migrimit, formën e shteteve, linjat e jetës dhe normat e zemrës së njeriut.

Regjisor dhe Producent: Oliver Ressler

Narracioni: Oliver Ressler & Matthew Hyland

Animacioni: Studio Orlinder Krinkel

Muzika: Vinzenz Schwab

Falenderime të veçanta: Edit András, Birgit Lurz, Ilona Németh, Wolfgang Schlag, Matthew Hyland, Adnan Popović, Richard Bruzek, Gerald Raunig; and Sandro Mezzadra & Brett Neilson for their inspiring book Border as Method, Or, the Multiplication of Labor (2013).

Filmi është autorizuar nga Into the City 2016.