image

Pamje nga instalimi

Belleville, Beograd, 2009 (PAL, 21 min)

Gazela – Strehimore e përkohëshme nga 100 - 500 vjet, me Saša Barbul dhe Salji Kadrijaj, Beograd, 2009 (PAL, 23 min)

Agjenda e Strehimit, Helsinki, 2012 (HD, 29 min)

Agjenda e Strehimit, Rome, 2013 (HD, 11 min)

Manifesto e Strehimit në Helsinki, tekst i printuar, 2012

Faktori tërheqës/ Nën urë - Helsinki, zine, 2011

Instalimi Pyetja e Strehimit përshkruan realitetin e punëtorëve emigrantë romë dhe të tjerë të pasigurtë, nëpërmjet tri studimeve të rasteve, në qytete të ndryshme evropiane: Beograd, Helsinki dhe Romë. Kjo reflekton në mënyrë kritike çështjen e akumulimit të kapitalit, të arritur përmes shpronësimit të tokës dhe ekspozon lidhjen e këtyre proceseve në racizëm. Dy video të integruara në instalim, Belleville dhe Gazela, rezultuan nga protestat e familjeve rome, pas dëbimit të detyruar dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre nga qeveria e qytetit dhe për hir të punimeve ndërtimore të lidhura me manifestimin sportive Universiade 2009 në Beograd.

Pas rishqyrtimit dhe prishjes së detyruar të një vendbanimi rom në Helsinki, në vitin 2011, Rädle & Jeremić i ftoi aktivistët, politikanët dhe teoricienët të marrin pjesë në një diskutim publik mbi mundësinë e ndërtimit të një rrjeti trans-urban të "hoteleve për punëtorët e pasigurt" në qytetet evropiane, si dhe një sërë propozimesh për vendosjen e parimeve të përgjithshme për zgjidhjet e strehimit lokal, që do të realizoheshin në Helsinki dhe në vende të tjera në Evropë. Videoja Axhenda e Strehimit paraqet parimet kryesore, lidhur me çështjen në fjalë.

Me qëllimin për të demaskuar modelet e mirëqenies së tregut të orientuar dhe komercializimit të shërbimeve publike, Rädle & Jeremić tregojnë sistemin perfidues të zhvilluar në qytetin e Romës, ku romët janë vendosur në vendbanime të getoizuara dhe mbikëqyren nga rojet e sigurisë. Video Pyetja(Çështja) e Strehimit, thekson vazhdimësinë e politikave raciste ndaj romëve, duke e vendosur fjalimin e tyre në mjedisin e njohur historik të qytetit dhe vendeve në Romë, si Casilina 700 dhe 900, ku vendbanimet janë shkatërruar dhe banorët e tyre janë zhvendosur në kontejnerë.