image

Pamje nga instalimi

Në gjuhën tonë rome, nuk kemi një fjalë për "kufirin", ajo nuk ekziston. Kur duam të flasim për kufijtë, ne përdorim fjalën kufi në gjuhë të tjera, jo në gjuhën rome, sepse nuk ekziston, as si fjalë e as si koncept. Kjo fjali, e cila është e shkruar me tullumbace të arta dhe e instaluar në lokacione të ndryshme të qytetit të Prizrenit, shfaqet si një formë e një ironie të rreptë të cellebrimit të së ardhmes së kufijve dhe vazhdon me një performancë, ku unë i ftoj njerëzit të ulen në karrigë dhe ta përsëritin për një minut fjalinë: I dont have borders to protect/unë nuk kam kufijë për të mbrojtur, në gjuhën e tyre.