image

Pamja nga instalimi

"Tribunë / Vaj në pëlhurë / 150x207cm / 2014"

Gjuha Rromane ka rezistuar me shekuj pa u shkruar, dhe ajo është transmetuar nga një brez në tjetrin vetëm me gojë. Një moment nga një legjendë që thotë babai im: Ka pasur një kohë kur të gjitha kombet shkuan për të marrë letrat në mbretëri.

"Simfonia Territoriale / Vaj në pëlhurë / 150X207cm / 2014"

Zhurma e një buldozeri, zhurma e policisë që hyn në shtëpi dhe zhurma e çatisë që po bie, kthehet në muzikën time. Muzika që është kompozuar për mua. Simfonia territoriale, është simfonia që ndjek dëbimin me forcë, të njerëzve rromanë në Evropë.

"Zhamballa / Vaj në pëlhurë / 150x207 cm / 2015"

Zhamballa, një lojë e veçantë që shkon lart e poshtë është një simbol i festimit të Herdelezi (Shën Gjergjit), në lagjen romake të fshatit Baltez në Fier. Emri Zhamballa vjen nga Zhamba (bretkosa) - zëri që bënë druri kur të vjen përreth, tingëllon si këngët e bretkosave në verë.

"Unë jam Maria / Vaj në pëlhurë / 80 x 90cm / 2013"

Unë jam Maria, unë jam vajza e bardhë rome nga nëna bullgare, që më dha për adoptim një familjeje rome në Greqi. U bëra e famshme, kur policia më gjeti në lagjen rome, ku isha duke jetuar me familjen time të re.

"Muzeu i bisedës / Vaj në pëlhurë / 133x210 / 2015"

Një moment, kur nëna dhe babai im vijnë për herë të parë për të parë hapjen e ekspozitës sime.

"Unë jam ECO / Vaj në pëlhurë / 130x213 cm / 2015"