AUTOSTRADA BIENNALE është krijuar me vizionin për t’recikluar boshllëqet kulturore në vend, duke i kthyer në vlera, në hapësira t’përjetueshme e t’prekshme, të cilat bëjnë thirrje për t’shtyer kufijtë e dialogut e të mendimit t’pavarur - në mejdise ku reagimi, kërkimi dhe veprimi shndërrohen në akte çliruese, emancipuese, dominuese e estetike.

Autostrada Biennale është themeluar nga një ekip i të rinjëve përfshirë artistë, pedagogë dhe sociologë, të bashkuar me misionin për të zgjeruar kulturën, mbi një parametër paradoksal dhe idealist për të hapur “dyer emergjente” projektuese e vepruese.

Ekipi i Autostrada Biennale, drejton një fabrikë utopike, me misionin që t’shndërrojë qytetin njëkohësisht në muze dhe qendër të bashkëkohores, duke shënjuar në hapësira të reja eksperimentimi mbi historinë qindra vjeçare të Prizrenit. Ekipi i Autostrada Biennale planifikon ta nxjerrë artin jashtë kutisë së bardhë, duke marrë përsipër zgjerimin e sistemeve të artit bashkëkohor në Ballkan e përtej.