image

Lokacionet

__________________________________________________________________________________________________________

(BS) Stacioni i Autobusëve

E hapur: 12:00 - 18:00

Kosovatrans u themelua si një kompani private në vitin 1945 dhe operoi tre kamionë, të instaluar me grupe të pasagjerëve. Fillimisht, këta kamionë udhëtuan vetëm ndërmjet Prishtinës dhe Prizrenit dhe më vonë u zgjeruan në Pejë dhe Ferizaj, e më 1958 Ferizaji u bë një qendër transportimi për emigrantët që u transferuan me trena në Turqi. Stacioni i parë i autobusëve në Prizren ishte vendosur në zyrën e Postës, ndërkaq në vitin 1960 u zhvendos në vendin ku ekziston sot. Themelet e stacionit aktual të autobusëve, u vendosën në vitin 1978, dhe në vitin 1981 stacioni u hap për publikun. Gjatë tendencave të privatizimit në fund të viteve 1990, stacioni i autobusëve ishte përjashtuar nga lista e privatizimit dhe deri tani, njihet dhe funksionon si një objekt publik. Gjatë vitit 1999, para fillimit të luftës në Kosovë, Kosovatrans kishte 120 autobusë, 5 autobusë të vegjël dhe 7 kamionë. Kompania kishte 450 punëtorë, ndërsa në verë numri i punëtorëve rritej në 550. Stacioni i autobusëve gjithashtu kishte një sallë dasmash, ku organizoheshin dasma dhe festivale të ndryshme, si dhe ushqimi për punëtorë ndahej pa pagesë.

image

__________________________________________________________________________________________________________

(AM) Muzeu Arkeologjik

E hapur: 10:00 - 16:00

Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të jetë Shemsudin Ahmed Beu. Në mungesë të burimeve të shkruara, nuk dihet se deri në cilin vit është përdorur si hamam, por dihet se hamami nuk ka kryer funksionin e tij fillestar në mesin e shek. XIX, kur mbi hapësirën e ngrohtë është ndërtuar Kulla e Sahati nga ana e Eshref Pashë Rrotullit. Gjatë hulumtimeve arkeologjiketë bëra në vitin 2003 në anën jugore të objektit janë konstatuar mbetjet e hapësirës së ftohtë (pjesa hyrëse) të hamamit mbi të cilën është ndërtuar objekti i banimit. Në bazë të këtij fakti mund të konstatohet se hamami ishte pjesërisht i rrënuar që në shek. XIX. Objekti ishte lënë pas dore dhe shfrytëzohej nga banorët përreth si depo, deri në vitin 1972 kur filluan punët restaurues edhe konservuese. Më 17 nëntor të vitit 1975 bëhe thapja solemne e objektit por me destinim të ri, prabëhet shndërrimi i hamamit në Muze Arkeologjik.

Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të regjionit të Prizrenit, gjegjësi shtnga komuna e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe Suharekës. Materiali i prezantuar ka një diapason kronologjik të gjerë që nga neoliti i hershëm, e neoliti, periudha e bronzit, periudha e hekurit, periudha romake, mesjeta e hershme dh emesjeta e vonë. Objekti ka formë drejtkëndëshe dhe është ndërtuar me gurë të ndryshëm dhe tulla, ndërsa si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror. Kulmi ka shtatë kupola dhe tri qemerë, dhe të gjitha janë të mbuluara me pllaka të plumbit. Sahat Kulla është ndërtuar me tulla të argjilës së pjekur. Dyshemeja e objektit është shtruar me pllaka guri të vendosura në vitet ’70 të shek XX kur objekti shndërrohet në muze arkeologjik. E veçanta e këtij objekti është se në kuadër të hamamit është ndërtuar sahat kulla, dyobjekte që fare nuk kanë lidhshmëri funksionale mesveti dhe paraqet një rast unik për shkak të një gërshetimi të tillë. Në vitin 2008 kanë filluarpunimet në restaurimin e objektit, por punët nuk janë përfunduar ende. Muzeu Arkeologjik ka vlerë të jashtëzakonshme, pasi që paraqet një ndërtesë të veçantë me dy tipologji. Përveç vlerës arkitektonike dhe artistike, në muze prezantohen edhe eksponatet me vlerë të lartë historike dhe shkencore.

image

__________________________________________________________________________________________________________

(S) SARAJI

E hapur: 12:00 - 18:00

Shtëpia e familjes Mijic daton nga shekulli i XIX-të. Shtëpia ndodhet në zonën historike të Prizrenit, në zonën e banimit të shumë familjeve të vjetra të Prizrenit.

Muret konstruktive të bodrumit janë të ndërtuara me një sistem derdhje druri, material guri të lidhur me llaç balte dhe kashtë, me trashësi 50cm. Muret konstruktive në katin përdhesë janë bërë pjesërisht nga materiale guri dhe tulla, të vendosura gjatë restaurimit të fundit të ndërtesës, në 2010-2012, me trashësi 50 cm, ndërsa muret ndarëse janë 20 cm të trasha. Muret konstruktive të dyshemesë janë origjinale, të ndërtuara në një sistem bondruk, të mbushur me argjilë e qerpi dhe të lidhur me argjilë dhe kashtë, me trashësi 50cm, ndërsa muret ndarëse janë 20cm, 15cm. Muret nga fasada e jashtme janë të lyera me llaqe të bardha. Tavanet janë prej druri. Ky kompleks Saraji është i pasur me trashëgimi arkitekturore, që daton nga periudha otomane.

image

__________________________________________________________________________________________________________

(LH) Shtëpia e Nafis Llokvicës

E hapur: 12:00 - 18:00

Shtëpia e Nafis Llokvicës, është shtëpia më e vjetër në kompleksin e Marashit. Burimet e shkruara flasin shumë pak për këtë shtëpi, por pronari i kësaj shtëpie dëshmon,që kjo shtëpi është ndërtuar nga paraardhësit e tij 250 vite më parë. Shtëpia ka qenë e banueshme deri në vitin 2013 dhe në të kanë jetuar 4 gjenerata të familjes Llokvica. Nga 2013 – 2016, pronari ka kërkuar vazhdimist nga institucionet përgjegjëse dhe NGO-të mbështeje finciare për restaurimin e saj, por fatkeqësisht nuk ka marr përgjigje pozitive. Prej asaj kohe shtëpia lihet pas dore me çka fillon procesi i degradimit të saj.

Kompleksi i Marash mahallës

Në anën e majtë të Lumbardhit, rrëzë Kalasë, në pjesën lindore të Prizrenit, gjendet Kompleksi urban “Marash”. Në gjuhën arabe “Marash” d.m.th. vend freskimi. Ky kompleks është i pasur me burimet nëntokësore të ujërave, dhe gurgullimat e ujërave të Lumbardhit. Në kuadër të Kompleksit përveç bukurive natyrore dhe ajrit të pastër gjendet Lisi (Platanus) i vjetër mbi 450 vjet. Ky kompleks është i pasur me trashëgimi arkitektonike që datojnë nga periudha të ndryshme. Në pjesën lindore të saj gjendet Xhamia e Maksut Pashës e cila daton nga shek. XVII, tyrbeja e Haxhize-babës, mulliri i Shotmanit dhe i Sheh-Zades, gjashtë krojet “Topokli” dhe objektet e vjetra të banimi të shprehura në varg që dominojnë në këtë kompleks. Gjatë viteve ’50 të shek XX janë rrënuar disa objekte në këtë kompleks si teqeja e Sheh-Zades, objekti i çajtores që ishte ndërtuar pranë lisit të vjetër mbi burimin e ujit, etj. Pas vërshimit të ujërave që e goditën Prizrenin më 18 Nëntor 1979, një pjesë e objekteve të banimit që kanë qenë buzë lumit janë shkatërruar. Krahas transformimeve të bëra gjatë viteve, me pasuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe pozitën e volitshme, Kompleksi i Marashit paraqet një lokalitet me rëndësi të madhe për qytetin.

image

__________________________________________________________________________________________________________

(BH) Shtëpia e Kaltër

E hapur: 12:00 - 18:00

Shtëpia e kaltër, daton që nga shek. XIX-të. Ajo gjendet pëgjatë rrugës për në kala. Pozita e saj është në mes të Kalasë dhe qendrës së qytetit.- në zonën e shtëpive të nënkalasë (Varosh) Muret e shtëpisë janë origjinale, të ndërtuara me qerpiç. Ndërkaq, muret nga fasada e jashtme janë të ngjyrosura me ngjyrë të kaltër, dhe kjo e bënë tejet të veçantë shtëpinë. Ngjyra e kaltër në kulturën vendore shihet si autoktone dhe natyrshëm e zgjon kujtesën kolektive mbi trashëgiminë kulturore tek qytetarët e Prizrenit. Shtëpia vazhdon t’jetë e banueshme edhe në ditët e sotme.

Shtëpitë nën kala (Varosh)

Pas vitit 1848-1850, Mehmet Pash Rrotulla (Rrotulla, familja në pushtet në Prizren, si Vali i Prizrenit, vendosi të rivendosi ta riktheje Kalanë dhe ta bëjë të banueshme. Në atë kohë, mjeshtër të ndryshëm vinin nga Greqia, për ndërtim, shumica e tyre u vendosën të banonin në këtë pjesë. Në Prizren ata njiheshin si Cincar (Vllahi). Si mjeshtra të shquar që ishin, ata gjithashtu ndërtuan kishën e tyre, e cila ende qëndron ngjitas me Kishën e Shpëtimit, të shekullit të 14-të. Ata kishin gjuhën dhe kulturën e tyre, por më vonë u asimiluan me ardhjen e sllavëve, të cilët u vendosën në këtë pjesë, nën kala. Disa prej tyre ruajtën gjuhën e tyre dhe flisnin në mes vete, por shumica e tyre u asimiluan në sllavë. Sot shumica e tyre njihen si familje serbe, por rrënjët e tyre janë vllehe.

image

__________________________________________________________________________________________________________

(K) Kalaja e Prizrenit

E hapur: 12:00 - 18:00

Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë, e bëjnë këtë lokalitet me vlera të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike. Është e vendosur në pjesën lindore të qytetit mbi një kodër në formë konike. Muret fortifikuese ndjekin izohipsat e terrenit në trajtë përafërsisht vezake me zgjatje në drejtimin veri-jug. Shënimi më i vjetër që dihet është ai i kronistit Bizantin Prokopi i Cezares në veprën “De aedificiis” (Mbi ndërtimet). Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, evidentohet për herë të parë edhe kjo kala me emrin Petrizen, emër që i përket emrit të sotëm të Prizrenit. Një studim më voluminoz është bërë në vitin 1969 me ç’rast krahas gërmimeve arkeologjike është bërë edhe incizimi arkitektonik i Kalasë. Gërmimet arkeologjike të bëra me 1969 dhe 2004 rezultuan me zbulimin e infrastrukturës, e cila prezentohet me muret (bedenat) e përforcuara me kulla, kazamatet, labirintet, depotë si dhe një varg objektesh në brendinë e saj. Vazhdimi i gërmimeve arkeologjike të bëra në vitet 2004 dhe 2009/2011 nxori në pah një vendbanim parahistorik nga epoka e bronzit dhe periudha e hershme e hekurit i cili ka shërbyer si bërthama e parë e jetës në këtë vend.Në aspektin ndërtimor ndahet në tri komplekse të veçanta të quajtura: Qyteti i Epërm, Qyteti i Poshtëm dhe Qyteti Jugor, ndërsa në aspektin e fortifikimit ndër shekuj, ajo i përket periudhave të ndryshme: Periudha antike, Periudha e sundimit Bizantin, Periudha e zotërimit Nemanjid dhe Periudha e sundimit të Perandorisë Osmane. Kalaja e Prizrenit funksionin primar kreu deri më vitin 1912. Prej asaj kohe objekti lihet pas dore me çka fillon procesi i degradimit të tij. Që nga viti 2013 në kala, fillojnë përsëri punët restauruese-konservuese, të cilat vazhdojnë edhe sot.

image

__________________________________________________________________________________________________________

(R) RUINS

E hapur: 12:00 - 18:00

image

__________________________________________________________________________________________________________

(HA) Hamami i Gazi Mehmet Pashës

E hapur: 12:00 - 18:00

Hamami i Gazi Mehmed Pashës gjendet në qendër të qytetit pranë Xhamisë së Kukli-Mehmed Beut dhe Xhamisë së Emin Pashës. Është ndërtuar në vitin 1563-74, nga Gazi Mehmet Pasha, Sanxhakbej i Shkodrës më 1573-4. Në portën kryesore është vendosur pllaka me mbishkrim (1833) e cila tregon datën e restaurimit të hamamit nga ana e vëllezërve Tahir dhe Mehmed Pashë Rrotulli. Hamami gjendet në kuadër të ansamblit arkitektonik të themeluar nga Gazi Mehmet Pasha, ku gjenden Xhamia e Bajraklisë, shkolla e mesme (medresa), shkolla fillore (mejtepi), biblioteka dhe mauzoleumi (tyrbja). Hamami është i llojit "çifte hamam" që është përdorur nga të dy gjinitë në të njëjtën kohë. Është ndërtuar me gurë të ndryshëm. Hamami ka të gjitha hapësirat që kanë hamamet e këtij lloji, pra përbëhet prej pjesës hyrëse (pjesa për pritje si dhe për pije), pjesës së garderobës, pjesës qendrore ku bëhej larja, djersitja, dëfrimi si dhe pjesës së kaldatores që gjendet në pjesën jugore të objektit. Hamami është ndërtuar nga gur të ndryshëm në kombinim me tulla. Muret kanë një trashësi rreth 90 cm, të suvatuara nga ana e brendshme. Pullazi i objektit ka dy kupola të ndërtuara mbi tambure, në pjesën e ftohtë (pritja) dhe nëntë kupola të vogla që janë mbi pjesën e ngrohtë të Hamamit. Pjesa e garderobës dhe kaldatores është e mbuluar me qemerë. Mbulesa është me tjegulla në pjesën e ftohtë, ndërsa me pllaka të plumbit në pjesët tjera. Deri në vitet 1964 Hamami ka qenë i rrethuar me lokale me ç'rast bëhet rrënimi i lokaleve dhe fillojnë punët restauruese-konservuese. Edhe në vitet 70 të shek. XX bëhen disa renovime ku pastaj lihet në mëshirë të kohës. Prej vitit 2000 pjesa e ftohtë e Hamamit shfrytëzohet si galeri për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative.

image

__________________________________________________________________________________________________________

(HE) Hidroelektrana

Në ambientin piktoresk të Grykës së Lumbardhit, 2.5 km larg Prizrenit gjendet objekti i Hidro-elektranës “Prizrenasja”. Është ndërtuar në vitin 1926-28 me kontributin e qytetarëve dhe kredive bankare. Ndërtesa është projektuar dhe ndërtuar nga një kompani austriake. Objekti ka pasur elementet moderne të asaj kohe. Objekti është formësuar në dy kate, në përdhesë është kthina e madhe ku janë të vendosura dy gjeneratorë dhe pajisjet tjera përcjellëse, kurse në dhomën tjetër kanë qenë aparatet për përcjelljen e rrymës. Në katin e epërm ka qenë dhoma e inxhinerit që ka qenë edhe mbikëqyrësi i hidroelektranës. Arkitekti austriak ka zgjedhur vendin më të përshtatshëm për shfrytëzimin e ujit dhe është munduar që objektin industrial ta përshtatë me ambientin duke dhënë formën e një kështjelle si inspirim nga Kështjella e Epërme që gjendet në afërsi. Objekti është ndërtuar nga gurët e latuar të lidhur me llaç gëlqeror, me këndet e punuara me tulla të plota. Konstruksioni meskatësh është punuar nga druri. Kulmi i rrafshët është punuar me beton të armuar. Dritaret kanë formë drejtkëndëshe, me hapje gjysmëharkore në pjesën e sipërme. Dera hyrëse në përdhesë është punuar nga dru bungu, me hapje gjysmëharkore në pjesën e sipërme. Hidroelektrana ka furnizuar qytetin e Prizrenit me rrymë elektrike prej vitit 1929 deri në vitin 1973. Në vitin 1979 kjo ndërtesë e rëndësishme për historinë industriale të qytetit është shndërruar në Muze të Energjisë Elektrike të Kosovës. Hapësira në katin e parë është shndërruar në bufe. Në oborr janë vendosur aparate nga elektranat e ndryshme të Kosovës. Pas adaptimit të objektit në muze kjo dhomë është shndërruar në restorant. Muzeu i Energjisë Elektrike i vendosur në një ndërtesë historike “Hidroelektranë” paraqet një shembull unik për Kosovën, për trajtimin e objekteve industriale si trashëgimi kulturore. Muzeu ka funksionuar deri në mes të viteve 1980’ta. Pas një periudhe të gjatë të mungesës së mirëmbajtjes, në vitin 2011 me donacion të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është hartuar projekti i restaurimit nga QRTK Prizren dhe CHwB. Punët restauruese kanë filluar në vitin 2012, me ç’rast janë bërë këto punime: Restaurimi i strukturës së mureve; ndërtimi i kulmit të ri, restaurimi i mureve nga ana e brendshme, konservimi i dritareve dhe derës origjinale në përdhesë, dhe restaurimi i oborrit. Pas përfundimit të punëve restauruese, muzeu planifikohet të rikthehet në funksionin e Muzeut të Energjisë Elektrike.

image

__________________________________________________________________________________________________________

Hapësirat Publike

image

__________________________________________________________________________________________________________