Gërmimet Arkeologjike në Progres, 2021

Artist: -

Venue: Kalaja e Prizrenit

Gjatë dhjetë viteve të fundit, në Kosovë janë zhvilluar projekte madhore infrastrukturore-autostrada dhe rrugë anësore, si rezultat i kërkimit për një të ardhme më të ndërlidhur. Në këto përpjekje, e kaluara shpesh del në pah përmes gërmimit të mbetjeve të shtigjeve antike. Këto zbulime përfaqësojnë një moment kritik në të cilin zhvillimet e ardhshme kërcënojnë thesaret e së kaluarës. Në disa raste, rruga e ndërtimit të autostradës mund të devijohet për të shpëtuar trashëgiminë arkeologjike, por në raste të tjera e kaluara fshihet në emër të zhvillimit. Gjatë projekteve të ndërtimit të autostradave në të gjithë Kosovën, janë gjetur dhe rrezikuar shumë vendbanime antike. Disa nga këto zona janë hulumtuar dhe dokumentuar, dhe shumë mbetje arkeologjike janë vendosur në Kalanë e Prizrenit.

Gjetjet arkeologjike që datojnë nga periudha neolitike janë ekspozuar në sallën kryesore të Muzeut të Kalasë së Prizrenit. Ekspozita thekson rëndësinë e së kaluarës së përbashkët, mësimet që duhen nxjerrë duke studiuar atë dhe rolin thelbësor që luan ky brez në ruajtjen e kësaj pasurie për brezat e ardhshëm. Salla e dytë e muzeut përdoret kryesisht si një punëtori për studentët e arkeologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe tani është e hapur për publikun. Gjetjet arkeologjike të prezantuara këtu tregojnë përplasjen mes zhvillimit dhe mbrojtjes, pasi ato u gërmuan pranë ndërtimit të autostradës në pjesën qendrore të Kosovës. Këto mbetje janë të dokumentuara, klasifikuara dhe të renditura me kujdes. Një pjesë e këtyre janë vlerësuar si prova të rëndësishme të kulturës arkeologjike dhe do të ruhen dhe ekspozohen, ndërsa pjesët e tjera do të varrosen përsëri në tokë.

Këto përpjekje na drejtojnë në një sërë pyetjesh: Si e përkufizojmë trashëgiminë kulturore? Cilat janë kriteret bazë për të dalluar se çfarë duhet të ruhet dhe çfarë jo? Si mund të përcaktojmë kufirin ndërmjet ruajtjes dhe zhvillimit? Dhe si mund të kontribuojë arti bashkëkohor në gjithë këtë proces?

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)