HIDROELEKTRANA PRIZRENASJA

Prizren-Prevallë

Historia e Hidroelektranës Prizrenasja është e lidhur ngushtë me historinë e elektrifikimit në Kosovë. Ndërtesa ndodhet në pjesën lindore të Prizrenit dhe paraqet një nga hidrocentralet e para të ndërtuara në vend. E ndërtuar në vitin 1929, ndërtesa ka furnizuar qytetin me energji elektrike për dyzet e katër vjet. Furnizimi me energji elektrike ka ndikuar në hapjen e kinemasë së parë në qytet dhe zhvillimin e zanateve të reja të tilla si priza druri, zile dere, dhe transformatorë të vegjël. Hidrocentrali furnizonte institucionet publike, banesat e njerëzve të pasur, mullinjtë dhe njësitë tregtare. Për shkak të mungesës së kapacitetit dhe pajisjeve të vjetëruara, hidrocentrali ndaloi së funksionuari në vitin 1973.

Në vitin 1975, ndërtesa u adaptua në Muzeun e Historisë Elektrike të Kosovës. Ajo u restaurua dhe u inagurua si muze në vitin 1979. Procesi i adaptimit të një ndërtese industriale në muze përfaqëson një vetëdije të lartë shoqërore për vlerën e të gjitha ndërtesave të trashëgimisë kulturore, jo vetëm të atyre fetare.

Artists

Agnieszka Polska

Bora Baboçi

Kosovo Electrification Map