KALAJA E PRIZRENIT

Kalaja është një nga vendet më unike të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Pozicioni i saj strategjik topografik, peizazhi natyror, së bashku me përbërjen e saj arkitektonike, e bëjnë atë një pikë referimi me vlera historike, artistike, shkencore, mjedisore dhe ekonomike. Kalaja gjendet në pjesën lindore të qytetit, e vendosur mbi një kodër konike. Dokumentacioni më i vjetër rreth kalasë është gjetur në De aedificiis (Ndërtesat), të shkruar nga kronisti bizantin Prokupi i Cezares. Ndër fortifikimet e tjera në Dardani, ky burim e përmend Kalanë e Petrizenit, prej të cilës vjen emri Prizren që e mban qyteti sot. Gërmimet arkeologjike zbuluan shtresa dhe artefakte nga epoka e bronzit të vonë, antikiteti i vonë dhe nga periudha mesjetare. Ndërhyrjet e fundit me qëllim të restaurimit dhe adaptimit, kanë shndërruar Kalanë e Prizrenit në një pikë referimi kulturor të vizituar nga mëse njëqind mijë vizitorë në vit.

Artistët

Doruntina Kastrati

Iman Issa

Archaeological Excavations In Progress