MUHACİR/THE SETTLER/EMIGRANTI, 2003

GÜLSÜN KARAMUSTAFA

Gülsün Karamustafa e ka formësuar veprimtarinë e saj artistike pesë dekadëshe rreth konstrukteve kombëtare, klasore dhe kulturore në Turqinë moderne. Në veçanti, ajo është përqendruar në nocionet e shtetësisë dhe agjencisë së njeriut, në tregimet koloniale, kulturat e rezistencës dhe migrimin e detyruar nga lufta. Në narrativat e saj humaniste, ajo kërkon mënyra alternative të shkrimit të historisë, shpesh herë duke u fokusuar në jetën e grave. Dedikuar të dy gjysheve të Karamustafës, Muhacir (Emigranti) flet për cikle të vazhdueshme të luftës dhe konfliktit, të cilat kanë shkaktuar zhvendosje të detyruar, të cilat kanë formuar peisazhin historik dhe shoqëror të Ballkanit Perëndimor. Filmi me dy kanale është frymëzuar lirshëm nga ajo që i solli familjet e gjysheve të saj në Stamboll (njëra nga Krimea përmes Bullgarisë, e tjetra nga Bosnja dhe Hercegovina e sotme) në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë. Si një homazh për historinë e kinemasë së hershme/pa zë në Turqi, Karamustafa tregon historinë e dy grave, të fotografuara në sfondin e kartolinave të dy qyteteve, njëra me gjasë në Ballkan dhe tjetra në Anadoll, duke kaluar ngadalë mbi skajet e ekraneve, duke shkëmbyer vendet. Përderisa kartolinat janë të ngarkuara me kujtime të asaj që është lënë pas, ne na rikujtohet pamundësia e një historie lineare përballë narrativave të tilla të thyera dhe rezistencave që rriten prej tyre. 

Gülsün Karamustafa (1946) ka lindur në Ankara dhe jeton në Stamboll.

Hapësira: Shtëpia e Kaltër

Credit: