Gjimnazi “Gjon Buzuku”

Gjimnazi i Prizrenit filloi të veprojë nga v. 1874 si Ruzhdie (shkolla e mesme, pushteti Otoman). Më 1912, Vilajeti i Kosovës u pushtua nga ushtria sërbe dhe në të gjitha shkollat gjuha osmane u zëvendsua me atë serbe. Gjimnazi e zhvilloi mësimin në gjuhë serbe deri më 1941. Në prill të vitit 1941, ushtritë gjermane, italiane dhe bullgare e shembën Mbretërin Jugosllave, nën të cilën mbahej dhunshëm Kosova. Pushtuesit nazi-fashist, për dallim nga pushtuesit e mëparshëm serbë, lejuan në Kosovë që administrata, arsimi dhe kultura të zhvilloheshin në gjuhën shqipe, kështu që mësimi në gjuhën shqipe zhvillohej për herë të parë. Drjetori i pare i shkollës u emrua Kolë Margjini, ndërsa shkolla u emërua Gjon Buzuku. Pas rivendosjes së pushtetit jugoslla në Kosovë(nëntor 1944), shkollës iu ndërrua emri në “Jovanka Rdivojeviç Kica”. Mësimi vazhdoi të zhvillohej fillimisht në dy gjuhë, shqip dhe serbisht, kurse në vitet 50-ta edhe në turqishte. Sot mësimi mbahet në këto tri gjuhë.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)