Autostrada Biennale prezantohet në konferencën ndërkombëtare të artit bashkëkohor në Sardinia të Italisë

Autostrada Biennale prezantohet në konferencën ndërkombëtare të artit bashkëkohor “Cosa non fare, la
febbre dell’arte!” në Sardinia të Italisë, nga dy prej bashkëthemeluesve Vatra Abrashi dhe Leutrim
Fishekqiu, së bashku me prezencën e: Ambasadores së Republikës së Kosovës në Itali, Sh.S. Znj. Lendita Haxhitasim, Kryetarit të Komunës së San Vero Milis, Sardinia, Z. Luigi Tedeschi, Yehuda Emmanuel Safran, kritik i artit dhe anëtar i bordit këshillues të Autostrada Biennale dhe Sislej Xhafa, artist dhe anetari i bordit këshillues të Autostrada Biennale.

Me ftesë të kryetarit të komunës së San Vero Milis, Z. Luigi Tedeschi dhe drejtorit artistik të konferencës
Z. Sislej Xhafa, ekipi i Autostrada Biennale pati kënaqësinë që ta prezantojë Autostrada Hangar si
insitucion unik dhe kreativ i artit bashkëkohor dhe edukimit në Kosovë, gjatë diskutimit në sesionin e
titulluar “Kur shkretëtira bëhet qendër”.


Përgjatë tre ditëve të konferencës ku morrën pjesë profesionistë nga fushat e ndryshme, pati shumë
diskutime të frytshme bazuar në tre temat kryeseore: “Unwanted grace”, “When desert becomes center”,
“Creativity in daily resistance” që ndërlidhen me artin, arkitekturën, rezistencën, mjedisin dhe krijimtarinë
në të gjitha fushat. Ne e falenderojmë drejtorin artistik të konferencës Sislej Xhafa, Kryetarin e Komunës
dhe gjithë ekipin realizues dhe ju urojmë suksese në iniciativën e tyre.

Artikuj të tjerë
Gazete

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)