Kuratoret

Kuratoret e edicionit te katert te Autostrada Biennale jane Övül Ö. Durmusoglu dhe Joanna Warsza

Övül Ö. Durmusoglu është kuratore e pavarur dhe shkrimtare, profesoreshë e angazhuar dhe bashkë-udhëheqëse e programit në Graduate School në UdK në Berlin dhe profesoreshë e angazhuar në HfBK në Braunschweig. Ajo vepron në mes të krijimit të ekspozimit dhe programimit publik, gjuhëve të ralla dhe energjive kolektive, zhytjeve të zakonshme dhe kozmologjive politike. Övül ka qenë kuratore në Steirischer Herbst; ka bashkë-kuruar seksionet e ndryshme të Istanbul Biennial ne edicionin e 10, 13 dhe 14; dhe ka organizuar Programe Publike për dOKUMENTA (13). Është me origjinë nga Ankaraja dhe jeton në Berlin.

Joanna Warsza është drejtoreshë e programit CuratorLab në Universitetin e Arteve Konstfack në Stokholm, kuratore e pavarur dhe redaktore e interesuar për mënyrën se si funksionon arti në aspektin politik dhe social jashtë kubeve të bardha. Ajo ishte drejtoreshë artistike e Public Art Mynih më 2018, kuratore e pavijonit të Gjeorgjisë në Biennalen e 55-të të Venedikut dhe kuratore e asociuar e Biennales së 7-të të Berlinit dhe redaktore e disa librave. Është me origjinë nga Varshava dhe jeton në Berlin.

Gazete

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)