Strofulla, 2023

Artisti: Ivo Nikić

Vendi: Qendra Sportive Sezai Surroi

Hideout (Strofulla) të kujton një shtëpi të vogël. Është një shtëpi nga kujtesa—nga koha kur Ivo Nikić është rritur në Obiliq, jo fort larg Prishtinës. Nikić është shpërngulur drejt Polonisë në vitin 1985 dhe nuk është kthyer më. Sidoqoftë ai kujton kur ndërtonin strofulla nga arkat e shisheve që i merrnin nga magazina afër shtëpisë së tij. Kështjellat-lojëra u bënë limane të sigurta dhe ata u pranuan nga pronarët e fabrikave si rojtarë të mallrave. Për Nikić, ato ishin po ashtu vazhdimësi të shtëpisë së vogël ku banonte ai me prindërit e tij. Banesa e tyre ishte e menduar vetëm për një punëtor dhe prandaj ishte e vogël—sidoqoftë aty banonte ilegalisht familja trivetëshe. Përmes arkave të Coca-Cola që asociojnë imazhin e kapitalizmit global, artisti i vë në kornizë të re ëndrrat e kohës së rinisë së hershme. Nikić përlind idenë e shtëpisë larg shtëpisë, ose të nocionit statik të prejardhjes, siç ishin strofullat e tij. Duke e zmadhuar shkallën, ai i lë të rriturit të hyjnë në këtë strukturë provizore dhe i lejon të luajnë lojëra që shndërrojnë gjësendet e flakura në lodra të vlefshme. Si ftesë për të reflektuar mbi nocionin e shtëpisë, instalacioni largohet nga konceptet e ngurta të prejardhjes dhe hap një horizont të ri drejt së improvizuarës dhe së përkohshmes, drejt diçkaje të vetëshkatërruar që sidoqoftë sjell prehje.

Ivo Nikić (1974) ka lindur në Prishtinë dhe jeton e vepron në Varshavë.

Teksti nga Maximilian Lehner

Foto nga Tuğhan Anıt

Ekspozita të tjera
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)