ALEF LAMED LAMED HEI: Z-TI ME SHKRONJA ARABE E HEBREJE PREJ NJË HAGADAJE ARABE-HEBREJE, BAGDAD, IRAK, 1935, 2023 - Autostrada Biennale

ALEF LAMED LAMED HEI: Z-TI ME SHKRONJA ARABE E HEBREJE PREJ NJË HAGADAJE ARABE-HEBREJE, BAGDAD, IRAK, 1935, 2023

Artisti: Michael Rakowitz

Vendi: Qendra Kulturore Hebreje

Sapo kishte parë Shtëpinë e Bashkësisë Hebraike në Prizren, të mbuluar me mushama (për renovim) me një çarje në mes, Michael Rakowitz i kishte ardhur ndër mend imazhi i një libri të shenjtë. Në veçanti kishte menduar për librin e lutjeve të hebrenjve irakianë, e cila është shtypur para Farhud-it, shpronësimit të dhunshëm të hebrenjve irakianë në vitin 1941 që kishte pasur për pasojë arratisjen e prindërve të tij drejt Shteteve të Bashkuara. Rakowitz përdor koleksionin e tij të librave të lutjeve të hebrenjve irakianë që ka grumbulluar ndër vite si trampolinë për instalacionin e tij dhe si material për të dënuar përpjekjet për kontestimin politik të identiteve transnacionale, përfshirë të tijën, përmes kulturës. Në gjithësinë artistike të Rakowitz ngjan shpesh rishfaqja e gjësendeve të shkatërruara në lidhje me jetët e shkatërruara. Me themel në historinë e dëbimit të familjes, vepra e tij angazhohet me subjekte të tilla që përfshijnë rrymat nacionaliste në Mesdheun lindor dhe rritjen e dhunës imperialiste së fundi në Irak. Artisti shqyrton jetëshkrimet e gjësendeve që implikohen në këto histori të ndërlikuara dhe kundërthënëse për të parafytyruar pika ndërveprimi dhe vazhdimësie përmes së cilave të imagjinohet bashkëjetesa paqësore e njerëzve përtej polarizimeve nacionalsite dhe sektare. Vepra e tij, e cila merr trajtën e një fasade të mbuluar me mushama, shndërron ndërtesën në një libër të shenjtë të hapur. Në një çift faqesh, artisti identifikon fjalën arabe Allah të shkruar me shkronja hebreje. Faqja që mbulon Shtëpinë e Bashkësisë Hebreje, e cila u qëndron përskaj hapësirave të tjera të shenjta sikur xhamia, katedralja katolike, kisha ortodokse, na kujton rëndësinë e ruajtjes së formave sinkretike të jetës që të mos copëtohet bota.

Michael Rakowitz (1973) ka lindur në Long Island dhe jeton e vepron në Çikago.

Teksti nga Giulia Menegale

Foto nga Tuğhan Anıt

Ekspozita të tjera
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)