DHIMBJA E SIMBOLEVE, 2023 - Autostrada Biennale

DHIMBJA E SIMBOLEVE, 2023

Artisti: Rena Rädle & Vladan Jeremić

Vendi: 7 ARTE

Në horizontin e qytetit të Mitrovicës feks një monument për minatorët dhe partizanët jugosllavë të asaj ane që kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i ngritur në vitin 1973 dhe i dizajnuar nga Bogdan Bogdanović. Rena Rädle dhe Vladan Jeremić eksplorojnë sistemin e simboleve që është zhvilluar si fjalës i qëndresës ndaj nacionalizmit gjatë Jugosllavisë socialiste. Ata e mbishtresojnë këtë sistem me kontekste bashkëkohore, duke i shpalosur në një konstelacion të ri dhe duke u mbështetur në një metodë që letristët e quajnë metagrafi—një mënyrë për të shkrirë fjalët, imazhet, poetikat dhe tingujt. Flamujt që vijnë si rezultat i kësaj marrin parasysh trashëgiminë e Bogdanović-it, përpjekjet bashkëkohore realpolitike dhe hapësirat urbane të mbizotëruara nga tiparet nacionaliste. Këto krijimtari përmbledhin pasionin dhe dhimbjen e gjuhës së bashkekzistencës. Bogdanović kuptonte përmendoret e tij publike në Mitrovicë dhe tjetërkund si kundërmonumente që sfidojnë klasifikimin kronologjik, që nuk ndjekin modelet dominuese të modernizmit ose realizmit socialist. Ai zhvilloi një gjuhë formale të lidhur me traditat mitologjike dhe arkitekturën e periudhës së lashtë. Ai u përpoq të krijonte një gjuhë jashtëkohore të humanizmit në hapësira me shumë vuajtje, por edhe heroizëm. Shumë nga këto monumente përkujtimore sot janë në gjendje të mjerueshme. Në flamujt e tyre, Rädle & Jeremić po ashtu i referohen Varrezave Përkujtimore të Partizanëve në Mostar dhe Monumentit të Minatorëve në Mitrovicë. Mostari dhe Mitrovica janë qytete ku monumentet e Bogdanović-it kanë spikatur gjatë kohës socialiste të “vëllazërimit e bashkimit” dhe që sërish kanë përjetuar segregim të dhimbshëm të hapësirave urbane për shkak të ndasive, nacionalizmit dhe luftës.

Rena Rädle (1970) ka lindur në Neumarkt dhe jeton e vepron në Beograd dhe Berlin. Vladan Jeremić (1975) ka lindur në Beograd dhe jeton e vepron në Beograd dhe Berlin.

Teksti nga Joanna Warsza

Ekspozita të tjera
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)