AUTOBIOGRAFIA, 1960–NË VAZHDIM - Autostrada Biennale

AUTOBIOGRAFIA, 1960–NË VAZHDIM

Artisti: Xhevdet Xhafa

Vendi: Hangar 3

Artisti dhe pedagogu i paqetë, mjeshtri modernist, si dhe babai i tre artistëve Xhevdet Xhafa gjithmonë i është përgjigjur jetës dhe bukurive, konflikteve e antagonizmave të saj. Jeta e tij e ka mbartur nga Dukagjini në Pejë e deri në Lubjanë, duke u dhënë dukshmëri pikturave në pjesë të ndryshme të rajonit. Folklori shqiptar është frymëzimi kryesor i Xhafës: “Folklori i pasur dhe i sinqertë që kemi; siç e dimë, folklori shqiptar është transmetuar prej gjeneratës në gjeneratë”. E zeza—një ngjyrë mbizotëruese e folklorit shqiptar—është energjia qendrore në të shprehurit e gjithësisë artistike të Xhafës. Objektet e përditshmërisë së tij zgjerojnë sipërfaqet në mënyrë skulpturore ndërsa flasin për gjurmët që mishërojnë. Veprat bëhen monumente kalimtare për kujtesën personale dhe kolektive, një mënyrë për të shkruar dhe për të dokumentuar jetën. Prandaj ai i quan të gjitha Autobiografia. Pikturat e serisë Autobiografia i kanë mbijetuar një vargu masakrash dhe djegiesh, kanë qenë dëshmitare të vdekjes, rilindjes dhe jetës së një shteti të ri që nuk harron kurrë të kaluarën por dëshiron të ndërtojë një histori të re. Xhafa shfaq një përzgjedhje të Autobiografia për herë të parë në Kosovë. Në hangarët e demilitarizuar të ish-bazës së KFOR-it në Prizren, ato ua transmetojnë rrëfimet e tyre gjeneratave të reja, duke e frymëzuar kështu një histori të re.

Xhevdet Xhafa (1934) ka lindur në Pejë dhe jeton e vepron në Prishtinë.

Teksti nga Övül Ö. Durmuşoğlu

Ekspozita të tjera
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)