lansimi i projektit të ri “Hapësirat e Përbashkëta”

“Hapësirat e Përbashkëta” një projekt i ri nga Autostrada Biennale i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe e bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit.

Jemi të lumtur të fillojmë një projekt të ri nga Autostrada Biennale të quajtur “Hapësirat e përbashkëta” që është përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, projekti Kosovo as a Democracy Commission dhe e bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit. Sot ne jemi mbledhur bashkë që të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëfinancimit me Shaqir Totaj- Kryetari i Komunës, Kelsey De Rinaldis-Ushtruese detyre, zyrëtare për cështje publike, Ambasada Amerikane në Prishtinë, dhe Leutrim Fishekqiu- Bashkëthemelues i Autostrada Biennale.

Si një zgjerim i ri i hapësirës së themeluar për edukim dhe prodhim në Autostrada Hangar në Itp Prizren, ne do te zhvillojmë një projekt që ne e qujamë “ Hapësirat e Përbashkëta”, të cilat do të na sherbejnë të ftojmë njerëz, duke e vënë vendin në funksion për mbledhjen e të rinjëve dhe komunitetit që të vijnë bashkë dhe të kultivohet komunikimi nderetnikë në social, kulturor, ekonomik, ose cështjet e mjedisit në një shkallë lokale. Përmes edukimit, trajnimeve të vazhdueshme, dhe një ekspozite prodhuese, qëllimi jonë është të zhvillojmë modele të reja të kulturës së prodhimit që fucizojnë sektorin kreativ si një motor për zhvillim të qëndrueshëm.

Do të jetë një hapësirë që të rinjët mund të jenë pjesë e dizajnimit dhe të ndjehen si pjesë e zhvillimit, të diskutojnë dhe me shpresë një ndryshim pozitiv si një vend ku idetë mund të ndërtohen, mund të shprehen dhe zëri i tyre të dëgjohet. Hapësira me dy studiot e saj, punëtori e dizajnit idustrial, laboratorë të teknologjisë, së bashku me programin e edukimit duke punësuar ekspert të fushave, do të rrisin punësimin e të rinjëve në fusha të ndërlidhura me artin, teknologjinë dhe inovacionin.

Artikuj të tjerë
Gazete

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)