Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj vizitoi Autostrada Hangar

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, Nënkryetari Kujtim Gashi dhe Këshilltarja për marëdhënie me publikun Jona Hoxhaj vizituan Autostrada Hangar dhe ekspozitat aktuale.

Kryetari Z. Totaj theksoi rëndesinë e projekteve të tilla kreative dhe unike të cilat kontribojnë në zhvillim të qëndrueshëm tek të rinjët dhe komuniteti artistik. Ai pergezoi ekipin e Autostrada Biennale dhe shprehu vullnetin dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta në të mirë të komuniteteve në Prizren.

Autostrada Hangar si hapësirë multifunksionale është shëndruar në pikë takimi për qytetarët duke krijuar një impakt socio-ekonomik në zhvillimin e qytetit të Prizrenit dhe vendit në përgjithësi.

Artikuj të tjerë
Gazete

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)