simpoziumi i parë për Muzeun e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale

simpoziumi i parë për Muzeun e Artit Bashkëkohor

Në Grand Hotel, në Prishtinë, u mbajt simpoziumi ndërkombëtar “Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër?” i cili mblodhi komunitetin kulturor për të diskutuar për Muzeun e Artit Bashkëkohor në Kosovë.

Ky ishte aktiviteti i parë i Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor ndërsa kishte për qëllim që përmes diskutimeve me panelistë e pjesëmarrës me prapavijë dhe profesionistë të fushës të gjenden përgjigje për shumë pyetje, si ku do të jetë lokacioni, cili do të jetë koleksioni i Muzeut, çfarë ndikimi do të ketë në shoqëri e të tjera.

Me ftesë të Këshillit Iniciues dhe Ministrisë së Kulturës nga ekipi i Autostrada Biennale morën pjesë Leutrim Fishekqiu Bashkë-themelues, Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza, bashkë-kuratore të edicionit të tretë dhe të katërt të Autostrada Biennale. 

Ndër panelistë dhe folës tjerë pjesëmarës ishin edhe Yll Rugova, Flaka Haliti, Cristiana Colli, Nita Zeqiri, Arta Agani, Ana Janevski, Catherine Nichols, Vesa Sahatçiu, Përparim Rama, Vala Osmani, Benjamin Foerster-Baldenius, Jon Maass, Hedwig Fijen, Klodeta Krasniqi dhe Nicolas Bourriaud.

Përgjigjet e nxjerra nga panelistët e shumtë e me përvojë do të shërbejnë si shtyllë e diskutimeve dhe vendimeve të mëtejme të Këshillit Iniciues. Ne si Autostrada Biennale Ju urojmë suksese në këtë rrugëtim!

Foto nga: MKRS

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)