Prodhimi i artit si një formë e qëndrueshme e të mësuarit dhe shkëmbimit

Panel diskutim: Prodhimi i artit si një formë e qëndrueshme e të mësuarit dhe shkëmbimit
Panelistët: Vatra Abrashi - Bashkëthemeluese dhe Drejtoreshe e Edukimit në Autostrada Biennale, Besa Luzha - FES Prishtinë, Övül Ö. Durmuşoğlu - Kuratore në Autostrada Bienales, Tihana Pupovac - Koordinatore e Platformës Kooperativa - Kroaci, Hans Juergen Cassens - Drejtor i ITP (Inovation and Training Park) Prizren.

Më 6 mars, në Autostrada Hangar organizuam panel për të diskutuar rreth modeleve të reja të edukimit që do të fuqizojnë të rinjtë e Kosovës me fokus në programet e edukimit joformal mbi Industritë Kreative dhe Kulturore.

Mungesa e shkathtësive, në shumicën e fushave relevante profesionale, kufizon zhvillimin ekonomik të vendit. Qëllimi kryesor i panelit ishte të diskutohet rreth projekteve që do të mbështesin inovacionin dhe kreativitetin tek të rinjtë në mënyra të rëndësishme për punësimin.
Prandaj, Autostrada Hangar si një hapësirë edukimi dhe prodhimi për të rinjtë do të ofrojë pajisje dhe ekspertizë adekuate për studentët, të diplomuarit dhe sipërmarrësit, si dhe do të promovojë aktivitetin sipërmarrës dhe ndërveprimin dhe partneritetin ndërsektorial.

Hapësira jonë e re me dy studiot e saj, Atelier dhe Technology LAB, së bashku me programin e saj te edukimit që punëson ekspertë në fushat e tyre, do të ketë një ndikim afatgjatë tek të rinjtë për punët e ardhshme që lidhen me artin, teknologjinë dhe inovacionin. Këto projekte/programe gjithashtu do të kenë një ndikim afatgjatë në përmirësimin e mundësive të edukimit joformal në Kosovë.
Paneli u organizua në partneritet dhe u mbështet bujarisht nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)