Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit ngërthen në vete një pjesë të rëndësishme të historisë antike të qytetit. Pozita topografike tejet strategjike që dominon mbi qytet, peizazhi natyror tërheqës, së bashku me përbërjen arkitektonike e bëjnë atë një pikë referimi me vlera të padiskutueshme mjedisore, shkencore, historike dhe turistike. Kalaja e Prizrenit ndodhet në pjesën lindore të qytetit, mbi një kodër konike. Muret e fortifikuara të përshtatura ndaj terrenit, formojnë një konturë në formë veze që shtrihet drejt bushtit veri-jug. Dokumentimi më i vjetër i njohur i kalasë gjendet në “De aedificiis” (“Për ndërtimin”), shkruar nga historiani bizantin Procopi i Cezarit. Ndër fortifikimet e tjera në Dardani, burimi përmend Kalanë e Petrizenit, emri që Prizreni mban sot. Një studim më i plotë u bë në vitin 1969, ku krahas gërmimeve arkeologjike u bë edhe një dokumentim arkitektonik i kalasë. Nga ky studim u gjetën prova që datojnë nga shekujt XVI – XIX.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)