Plani Mijëvjeçar, 2021

Artist: Agnieszka Polska

Venue: Hidroelektrana Prizrenasja

Plani Mijëvjeçar është një instalacion filmik gjithëpërfshirës. Historia është vendosur në vitet e para të Polonisë së pas Luftës së Dytë Botërore, dhe përqëndrohet në dy grupe shoqërore shumë të ndryshme: inxhinierët e përfshirë në krijimin e rrjetit të energjisë në fshat- përfaqësuesit e shtetit të hershëm komunist, e grupi tjetër janë partizanë antikomunistë, partizanë nacionalistë, ende duke u fshehur në pyll pas përfundimit të luftës. Takimi i tyre i papritur shërben si një arsye për një reflektim poetik mbi rëndësinë politike të organizimit të megastrukturave teknologjike. Filmi kombinon video të animuara dhe pamje reale. Vepra prezanton mënyrën se si zhvillimi i elektrifikimit të rrjeteve të energjisë dhe megastrukturave teknologjike krijoi arkitekturën qeverisëse planetare. Ajo reflekton se si marrëdhënia tekniko-njerëzore u shndërrua në një dinamikë në të cilën njerëzit nuk jetojnë pranë teknologjisë, por më shumë brenda saj, në një organizëm sferik, teknologjik. Me një rrëfim poetik dhe redaktim të veçantë, vepra përqendrohet në aspekte të ndryshme të zhvillimit të rrjetit elektromagnetik: rolin e tij si hartë e fuqisë socio-ekonomike, si mjet për kontrollim, si faktor emancipues, si vend për shpirtëroren, si arkitekturë për vetëdijen moderne dhe më vonë për epokën e informacionit.

Filmi filloi me interesimin e Polskës për zhvillimin e rrjetit të energjisë në kontekstin e Polonisë së hershme komuniste, dhe në të ardhmen do të zgjerohet me kapituj të vendosur në kohë dhe vende të ndryshme, dhe rrjete të ndryshme të elektrifikimit. Në Prizren, vepra shfaqet pranë hartës së vjetër të elektrifikimit të Jugosllavisë, në një vend ku uji u kthye në energji dhe më pas në dritë.

The Thousand-Year Plan was commissioned and produced by the Museum of Modern Art in Warsaw and enabled by Art Collection Telekom.

Agnieszka Polska (1985) ka lindur në Lublin dhe jeton në Berlin.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)