Prishtina

Prishtina Banner

“Të gjithë ne mund të jemi si lulet”, na thotë Agnes Denes. “Ne mund të rritemi, të ushqehemi, t’u dhurojmë të tjerëve pasurinë tonë, të kthehemi kah dielli dhe pastaj të pasqyrojmë ngrohtësinë e tij tek të gjitha krijesat e gjalla.” Kapitulli i parë i Autostrada Biennale në Prishtinë është krijuar rreth infrastrukturës së thjeshtë: një fushë lulediejsh e sapombjellur në qendër të qytetit nga artisja ikonike feministe Agnes Denes si dhe një instalacion madhështor i luleve nga tekstili, Lule Mosmëharro, nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, nën kupolën e Bibliotekës Kombëtare. Të dy projektet janë mishëruar nga toka dhe lulja, që kanalizojnë domosdoshmërinë për transformim shoqëror. Ato lidhen me tokën, ujin, dritën —të gjitha këto që nuk mund të merren si të mirëqena.

Ato bashkojnë perspektivat mikro dhe makro, kujtimet personale të çlirimit dhe transformimit ndërsa kremtohet jokonformiteti. Lulet poashtu u përgjigjen me dhembshuri shtresave të traumës dhe dhunës, me një thirrje për diversitet; për histori, specie dhe komunitete të ndryshme.

Në bisedë të afërt, si Fushat e Lulediellit ashtu edhe Lule Mosmëharro , krijojnë shtigje për të formësuar mënyrat e ardhshme të mbijetesës shoqërore, artistike dhe politike, brenda strukturave dhe infrastrukturës aktuale të qytetit dhe më tej.

Një nga pyetjet kuratoriale të edicionit të tretë të Autostrada Biennale është se si mundet arti t’u japë dëshirave një formë poetike por konkrete, dhe se si ai ndërmjetëson nevojat për hapësirat e domosdoshme të frymëmarrjes.

PY NL
Hapësirat
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)