Ish-Stacioni i Radios

Kisha e vetme katolike në Prizren ndodhet në një rrugë të qetë të qendrës së qytetit, e rrethuar nga xhamitë. Mu në këtë vend në vitet e 2000-ta, një ndërtesë përbrenda kompleksit kishtar është përdorur si stacion lokal i radios dhe i televizionit, Radio Prizreni dhe TV Prizreni. Në vitin 2015, kjo pronë i është kthyer Kishës Katolike. Ndërtesa përbri e Katedrales së Zonjës Ndihmëtare është ndërtuar mes viteve 1870 dhe 1875 dhe radhitet si monument në Listën e Trashëgimisë Kulturore për mbrojte të përkohshme. Kisha Katolike në Kosovë ka përafërsisht 120,000 pjesëtarë, gjysma prej të cilëve jetojnë jashtë vendit.

Harta
Exhibitions
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)