Presidente femër, 2004

Artist: Lana Čmajčanin

Venue: The Bus Station

Lana Čmajčanin lindi në vitin 1983 në Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë), në një vend që për një kohë të gjatë është karakterizuar nga një klimë politike shumë e ndërlikuar dhe që përjetoi një luftë civile deri në mesin e viteve 1990. Sfondi historik dhe social që karakterizon vendin e saj ka nxitur interesin e saj për analizën e historisë bashkëkohore të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të ngjarjeve të ngjashme ndërkombëtare.

Čmajčanin është frymëzuar nga detajet që dalin nga hulumtimet mbi ndryshimet në kufijtë gjeografikë të një territori, ose nga efekti që historia e një arme për të hedhur dritë mbi trazirat dhe pasiguritë e një periudhe historike dhe të një populli i tronditur nga konfliktet politike. Në videon “Presidentja femër”, Čmajçanin në rolin e Presidentes tregon në vetën e parë dhe me një ton autoritar historinë e një vajze të dhunuar dhe torturuar, së bashku me nënën e saj nga ushtarët serbë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë duke sfiduar kështu stereotipin e viktimës pasive dhe të mëshiruar.

Artistja ka adoptuar një qëndrim radikal që sjell një përvojë personale dhe private në një mjedis më publik dhe politik. Vepra është pjesë e projektit “Trauma e krimit” (2005-2011), një seri veprash që diskutojnë përdhunimet masive të grave gjatë luftës. Artistja përdor një ton dramatik për të kujtuar publikun se këto gra të përdhunuara janë gjithashtu viktima të luftërave.

Shujun Li e Youyou Ge

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)