CİENNET, 2019-Ongoing

Banu Cennetoğlu

Vepra e Banu Cennetoğlut është e rrënjosur në rrëshqitje, çarje dhe disonanca, duke thyer narrativat gjithëpërfshirëse të sovranitetit. Artistja krijon sipërfaqe dhe ambiente disidente që përfshihen me tekst dhe imazh të ngarkuar me informacione. Përmes ndërhyrjeve të saj, ajo vizuelizon një arkiv jo të plotë nga fragmentet e përvojës kolektive njerëzore që i reziston dhe i mbijeton logjikës nxjerrëse të kapitalizmit të përditshëm. Si një banore për një kohë të gjatë në Stamboll, Cennetoğlu është e ekspozuar ndaj proceseve të dhunshme të komodifikimit, në një qytet i cili pasqyron krizat e thella shoqërore dhe politike, të ushqyera në një kulturë post-të-vërtetës. Në 2016 u bë e qartë për Cennetoğlun, dhe për shumë qytetarë të tjerë të shqetësuar, se ndërtimi ishte jo vetëm një ushtrim i supremacisë luksoze, por edhe një metodë e rrëmbimit të tokës në emër të sovranitetit, e cila funksiononte si një model i brendshëm kolonizimi, veçanërisht në zonat e populluara dendur nga komunitetet jo-turke.

Vepra e Cennetoğlut për Autostrada Biennale është inspiruar nga betoni i gazuar—një nga materialet kryesore të ferrit të ndërtimit të Stambollit—i cili u bë një mjet i rezistencës. Shumë kompani të mëdha turke të ndërtimit kolonizojnë vendet e konsideruara si tokë e brendshme e Turqisë, prej Kosovës në Somali. Një vizion i parajsës neoliberale(cennet) gjeneron një ferr kolektiv të histerisë (cinnet). Bashkimi i këtyre dy fjalëve ciennet—bëhet metafora perfekte neoliberale. Një lëshim me një shkronjë karakterizon dy horizonte të ndryshme të së ardhmes sonë, të shembura në një. E bërë me blloqe prej betoni të gazuar të lënë aty, që jeta bimore ta marrë fronin Ciennet u kujton vizitorëve forma të ndryshme të fuqisë e rezistencës
që kanë shënjuar peisazhin e rajonit.

Banu Cennetoğlu (1970) ka lindur në Ankara dhe jeton në Stamboll.

Hapësira: Hapësira për Edukim dhe Prodhim e Autostrada Biennale

Credit: