La Cinematografia è l’arma più forte, 2003-07

Rossella Biscotti

Në vitin 2004, Biscotti pikturoi frazën “La Cinematografia è l’arma più forte” (Kinematografia është arma më e fortë) me ngjyrë të zezë në muret e Fondacionit Olivetti në Romë. Kjo ishte parulla e përdorur nga Benito Mussolini në vitin 1937, për hapjen e studios Cinecitta në Romë, e cila u ndërtua nga Ministria fashiste e Kulturës Popullore në mënyrë që të shfrytëzonte mediumin më të ri masiv si një mjet të fuqishëm propagandistik. Vetëm njëzet vjet para kësaj, Lenini deklaroi: “Nga të gjitha artet, për ne kinemaja është më e rëndësishmja.” Piktura në mur më vonë u shndërrua në një imazh që shfaqet në kinema para dhe pas shfaqjeve. Si një koment i fuqishëm mbi shoqërinë pas së vërtetës, veçanërisht në kontekstin e një Italie të sunduar nga manjati mediatik Silvio Berlusconi, ndërhyrja e Biscottit tregon për prodhimin e pajtimit nëpërmjet rrjedhës së vazhdueshme të imazheve në argëtimin e tanishëm. Ajo e vendos slloganin si një paralajmërim ironik në spektrin historik të makinerisë së propagandës në politikën botërore. Vepra e Biscottit është e drejtuar drejt zhvendosjes dhe rishkrimit të kujtesës kolektive. Artistja është e fascinuar nga hendeqet që ekzistojnë mes këputjeve historike dhe i bën ato të dukshme përmes skulpturës, zërit dhe filmit. Intervenimet e saj ndodhin në terrene të ndryshme historike dhe territore gjeografike, për të treguar ndërthurjen e fashizmit dhe kolonializmit në shërbim të kontrollit të shoqërisë nga kapitalizmi. Vetërefleksiviteti i veprës La Cinematografia è l’arma più forte’s na rikujton faktin se: si dhe ku artistët e pozicionojnë vetën në pikat kritike të kthesës dhe e ndryshojnë historinë.

Rossella Biscotti (1978) ka lindur në Molfetta dhe jeton në Bruksel.

Hapësira: Kinemaja Lumbardhi

Credit: