EXIT ishte një hapësirë e pavarur arti që u hap në Pejë në verën e vitit 1999, pas hyrjes së NATO-s në Kosovë. U themelua nga Sokol Beqiri dhe Erzen Shkololli, dy artistë që po i përgjigjeshin mungesës së platformave infrastrukturore për artistë, kuratorë dhe menaxherë kulturorë në Kosovë. EXIT ofroi një model artistik alternativ në një situatë pas konflikti, me ekspozita inovative, bashkëpunime ndërkombëtare, programe publike dhe punëtori me komunitete të ndryshme rreth çështjeve të tilla si identiteti post-konfliktual, lokal dhe evropian.

Galeria EXIT ishte një hapësirë shumë e rëndësishme për skenën e artit kosovar dhe një platformë për shumë bashkëpunime ndërkombëtare dhe lokale, duke mirëpritur artistë dhe kuratorë të tillë si Edi Muka; Edi Hila; Danica Dakić; Kurt & Plasto; Grupi Blue Noses; Margarethe Makovec dhe Anton Lederer; Dan Perjovschi; Sanja Iveković; Ayşe Erkmen; Róza El-Hassan; Christoph Keller; Vlatka Horvat; David Maljkovic; What, How & for Whom (WHW); Anri Sala; Zdena Kolečková; Michaela Thelenová; dhe shumë të tjerë.

 

Sot Sokol Beqiri thotë se ai është më i interesuar për jetën sesa artin. EXIT vazhdon të punojë si lokal dhe është një pikëtakim i famshëm në Pejë për komunitete të ndryshme. Gjatë kohëzgjatjes së Autostrada Biennale, ky vend rilidhet me ditët institucionale të artit. Hapësira sërish mirëpret një ekspozitë që thekson narrativat e farefisnisë dhe miqësisë, dhe paraqet një takim imagjinar të dy miqve të ndjerë: babait të Sokol Beqirit, Agush Beqiri, i cili ishte arkitekt, artist dhe dizajner; dhe shokut të tij të ngushtë nga Stambolli, artistit Hüseyin Bahri Alpteki. Një nga skicat e parealizuara të qilimave të Beqirit, që përmban një interpretim modernist të traditës dhe folklorit, do të sjellet në jetë nga artizanja shqiptare Vjollca Haxhiu, krahas një përzgjedhjeje të skicave të veprës së Alptekin titulluar ELITE, frymëzuar nga lokali i Aki Kaurismakit në Helsinki. 

 

Alptekin ishte një figurë qendrore në skenën e artit bashkëkohor në Turqi dhe në jetën e tij nomade udhëtoi nëpër botë, duke kaluar një kohë të madhe në Kosovë. Puna e tij e ekspozuar u përzgjodh nga partnerja jetësore dhe artistike e Alptekin, Camila Rocha, për këtë rast. (Rocha vetë ka punuar një vepër për Autostrada Biennale në Prizren.) 


Për kuratorët, këto marrëdhënie farefisnore janë nderim për veprimet e së kaluarës në ndërtim të infrastrukturave për Kosovën, dhe komunitetet e ndryshme artistike që sollën së bashku—sepse në një periudhë të distancave dhe izolimit pandemik, marrëdhëniet tona kërkojnë ribërje dhe ritregim.

Hapësirat në Pejë:

Ex-Exit (EE) , 12.00-23.00