Shtrati i Lumit

Në bazë të dokumenteve arkivore kuptohet se qyteti i Prizrenit ka filluar të zhvillohet rreth dy anëve të brigjeve të lumit Lumbardh, i cili përkon qytetin përgjatë aksit lindje—perëndim, duke e ndarë atë në dy pjesë. Lumi ka shërbyer si arterie kryesore për zhvillim të jetës në këtë qytet, dhe uji që rrjedhte me shpejtësi ka kontribuar në pastërtinë dhe veçoritë urbane të tij.

Brigjet e lumit paraqesin hapësirat më të mëdha publike brenda qendrës historike të Prizrenit. Ata janë përdorur në mënyra të ndryshme gjatë viteve: gjatë viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, niveli i lartë i ujit ka mundësuar që njerëzit të notojnë aty. Gjatë 20 viteve të fundit, shtrati dhe brigjet e lumit kanë mirëpritur aktivitete të shumta kulturore dhe festivale unike.

Artists

Agnes Denes