Koncepti Kuratorial

Të Gjitha Imazhet do të Zhduken Një Ditë
Edicioni i 4-t i Autostrada Biennale
07.07-09.09.2023

Të Gjitha Imazhet do të Zhduken Një Ditë është një ekspozitë për atë që na bën e që na zhbën, çfarë na thur me njëri-tjetrin e çfarë na shthur, për liritë përtej zgjedhjeve, për të imagjinuarat që rrjedhin pavarësisht nga kufijtë dhe përmatanë tyre. Është një ekspozitë për autobiografitë kolektive që mbahen në arkiva kulturorë, në ata rezervuarë të thellë fjalësh, gjësendesh, yrnekësh, ndjenjash ose keqkuptimesh. Ka të bëjë me lidhjen me të panjohurën. Ajo që është e paarkivueshme na kujton që një ditë, të gjitha imazhet do të zhduken, duke u rrëzuar në gollen e kohës. Prapëseprapë arti mbijeton si gjuhë qëndrese dhe paepurie, si mënyrë për të përligjur të qenët tonë në këtë botë, si një horizont që feks përtej regjimeve sundimtare pamore.

Bienalja do t’ju marrë me vete në një rrugëtim përmes hangarëve të dikurshëm të NATO-s, ku gjendet ekspozita kryesore, dhe më pas në rrugët e Prizrenit e më tej në Prishtinë e në Mitrovicë. Ajo nis me një vepër arti që fillimisht ka lëshuar rrënjë në vitin 2021, duke i shkuar diellit pas: Sunflower Fields (Fushat e Lulediellit) nga Agnes Denes (2021-në vazhdim). Ju presin edhe tridhjetë projekte të tjera artistike që me gjuhët e tyre metaforike pyesin: Cilat imazhe i mbajmë dhe përse? Si ia dalin kujtimet e caktuara nga e kaluara dhe nga e ardhmja, qofshin nga një teatër kukullash, nga një shtypshkronjë, nga një libër i shenjtë, nga një lule endemike, nga një mëllenjë, nga një galeri klandestine, nga një skutë fëmijësh, nga një shesh shtegtar lojërash, ose nga një muze i rrënuar, që në mënyrë të vazhdueshme dhe disi të pavetëdijshme të mbijetojnë? Si mund që e kaluara të ndalojë së formuari të tashmen por jo të ardhmen? Dhe si dështojmë t’u përmbahemi vlerave që gjoja se na bashkojnë të gjithëve?

Ekspozita, në përputhje me etimologjinë e saj latine ex-hibere, është një proces i ndërlikuar i të shfaqurit të diçkaje të padukshme. Ajo është ftesë për të rrugëtuar përmes një vargu veprash artistike të shumanshme shoqërore, poetike dhe kalimtare në tri qytete të ndryshme. Ajo është një yjësi imazhesh që do të zhduken për t’i lëshuar udhë ndërtimit të sërishëm të jetës. Kësisoj, ajo adreson të mbajturit afër gjërat e vështira, por edhe të braktisurit e tyre. Ekspozita premton takime të paparashikueshme brenda dhe jashtë Prizrenit, Ballkanit, Evropës jashtë Evropës dhe planetit. Dhe së fundit, ajo ka të bëjë me shpresën dhe këmbënguljen, pavarësisht nga të gjithat.

Artistët e Edicionit të 4-t të Autostrada Biennale

Prizren
Hapja: 7–8 korrik 2023
Agnes Denes
Anna Boghiguian*
Bajram Mehmeti
Bella Rune
Blerta Haziraj*
Bouchra Khalili
Dardan Zhegrova*
Darinka Pop-Mitić*
Hong–Kai Wang
Gözde İlkin*
Ivo Nikić*
Kameelah Janan Rasheed
Kostas Bassanos*
Luchezar Boyadjiev
Michael Rakowitz*
Mila Panić*
Nathan Gray and the Juluwarlu Group Aboriginal Corporation*
Nil Yalter
Neda Saeedi* ,
Núria Güell
Open Group*
Oscar Lara
Sebastián Díaz Morales & Ruangrupa
School of Mutants*
Selma Selman
Vatra Gallery*
Xhevdet Xhafa

Prishtinë
Hapja: 9 korrik 2023 në orën 12:00.
Agnes Denes
Hera Büyüktaşçıyan*

Mitrovicë
Hapja: 9 korrik 2023 në orën 19:00.
Alban Muja*
Rena Rädle & Vladan Jeremić*

*Porositë e reja

Kuruar nga
Joanna Warsza
Övül Ö. Durmuşoğlu

Pjesëmarrësit e CuratorLab/ kuratorët e programit publik
Andria Nyberg Forshage
Áron Rossman-Kiss
Giulia Menegale
Giovanni Giacomo Paolin
Hana Halilaj
Hala Alnaji
Hampus Bergander
Ieva Laube
Maximilian Lehner
Orestis Mavroudis

Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)