RESIDENCY ON THE ROAD

Thirrja për – Residency on the Road – Dekolonizimi i ushqimit 

Programi fokusohet në praktikat dhe temat që ndërlidhen me ushqim, duke vënë në dyshim praktikat konvencionale të ushqimit dhe zbulimit, si dhe shkëmbimin e njohurive të reja bujqësore dhe kulinare. Programi gjithashtu fokusohet në aftësitë praktike të nevojshme për të kultivuar ushqim dhe për të mbledhur ose shpërndarë fara, kërkime në lidhje me blegtorinë dhe ekonominë e ushqimit dhe hegjemoninë e praktikave të industrializuara në prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit në mbarë botën. Nuk ka kufizime për përfshirjen e disiplinave. Temat mund të variojnë nga ruajtja e biodiversitetit, bujqësia urbane, kultivimi i varieteteve vendase dhe jovendase, apo keqmenaxhimi i rezervave ujore deri te mundësia e krijimit të rrjeteve të shpërndarjes dhe nxitja e qëndrueshmërisë ekonomike nëpërmjet praktikave alternative.

Afati kohor

Ka dy faza specifike: Faza Gjenerative do të bashkoj nëntë artistë, mendimtarë, studiues, aktivistë, kuzhinierë, fermerë, antropologë, stilistë dhe praktikues të tjerë të kulturës për të kaluar një javë në secilin nga tre qytetet pjesëmarrëse. Çdo qendër do të zgjedhë tre aplikant të rezidencës nga rajoni i tyre më i gjerë. Periudha e udhëtimit do të jetë në mes të marsit dhe majit 2023. Gjatë kësaj periudhe pjesëmarrësit e rezidencës do të takohen me skenat lokale dhe do të mblidhen për seminare të udhëhequra nga artistët, biseda dhe shfaqje artistësh, sesione rrjetëzimi, ngjarje muzikore, takime me aktivistë, turne tematike, sesione gatimi dhe me shume.

Faza e prodhimit do të pasojë në vjeshtën e vitit 2023. Të gjithë janë të ftuar që të aplikojnë për program të rezidencës, pa detyrim, të paraqesin një propozim për një projekt që përfshin të paktën dy nga qendrat e vizituara. Propozimi do të vlerësohet, dhe nëse mbështetet, do të vihen në dispozicion bursa për të realizuar projektin me një buxhet të dedikuar për prodhim. Mbështetja kuratoriale dhe prodhuese do të jepet në të gjitha fazat për të shoqëruar zhvillimin e projektit nga qendra dhe partnerët lokalë të përzgjedhur së bashku. Financimi do të bihet dakord individualisht bazuar në propozimin specifik.

Kush mund të aplikojë?

Artistë, mendimtarë, studiues, aktivistë, kuzhinierë, fermerë, antropologë, shkrimtarë, kuratorë, arkitektë, stilistë të ushqimit, modës, grafikë dhe socialë, dhe praktikues të tjerë kulturorë me bazë në Stamboll, Kosovë ose Sicili.

Jemi duke kërkuar aplikantë të ndryshëm për rezidencë sa i përket profesionit, interesave kërkimore, praktikës, origjinës dhe prejardhjes.

Kliko këtu për më shumë rreth programit

 

Kontaktoni qendrën tuaj lokale

Vatra Abrashi: vatra@autostradabiennale.org

Izabela Moren: i.moren@studiorizoma.org

Mesadet Sözmen: info@postane.co

Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)