Autostrada Biennale organizon Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor çdo dy vite që nga viti 2017. Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale, i kuruar nga Erzen Shkololli, zhvillohet në Prizren nga 5 korriku deri më 5 tetor 2025. Duke shënuar 10-vjetorin e bienales, ky edicion bashkon artistë nga gjeografi të ndryshme për t’u angazhuar me vendet historike të qytetit. Me vepra të porositura rishtazi, kërkime të forta kuratoriale dhe një program të gjallë publik, ekspozita lidh artin bashkëkohor me trashëgiminë lokale, duke kontribuar në kujtesën kulturore, arsimin dhe dialogun ndërkombëtar.
Qendra për Art Bashkëkohor me hapësirat e saj për edukim, prodhim, ekspozitë dhe rezidencë për artistë në ish-bazën ushtarake tani ITP Prizren (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit). Infrastruktura e saj e re përbëhet nga dy Hangare, një Rezidencë për Artistë dhe një Teatër i Hapur, duke ofruar një spektër të gjerë programesh të zhvilluara nga Autostrada Biennale dhe partnerët e saj. Të hapur për publikun, Hangar I dhe Hangar II, mirëpresin aktivitete të shumta, përfshirë ekspozita të vazhdueshme, kuzhinë vegjetariane dhe bar, prodhim të veprave të artit, dyqan dhe bibliotekë, si dhe hapësira për evente, duke përmbushur nevojat e komunitetit kulturor, edukativ dhe më të gjerë.