Autostrada Biennale dhe Fakulteti i Arkitekturës zyrtarizojnë bashkëpunimin

Autostrada Biennale dhe Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin në edukim, hulumtim dhe projekte ndërdisiplinore.

Ky partneritet hap mundësi të reja për angazhimin e studentëve, shkëmbimin e njohurive dhe organizimin e përbashkët të punëtorive, ekspozitave dhe aktiviteteve profesionale.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Prof. Dr. Violeta Nushi, Dekane e Fakultetit të Arkitekturës, Leutrim Fishekqiu, Bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Autostrada Biennale, Vatra Abrashi, Bashkëthemeluese dhe Drejtoreshë e Edukimit, si dhe Prof. Asst. Dr. Sc. Flaka Xërxa Beqiri, Prodekane për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Me kënaqësi presim t’i kthejmë idetë e përbashkëta në projekte konkrete!

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)