Video

TREGIM I AUTOSTRADA HANGAR

Shiko tani

Rreth Hangar

Autostrada Biennale u ndërtua mbi nevojën për më shumë shkëmbime kulturore në rajon dhe me botën. Është themeluar si një pikë lidhëse, një rrugë e hartës së Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Si i vetmi institucion i artit bashkëkohor në Prizren, Autostrada Biennale funksionon me dy shpejtësi: njëra është ekspozita fizike që mbahet çdo dy vjet që nga viti 2017, tjetra është hapësira jonë e re e edukimit, prodhimit dhe ekspozitës e quajtur “Autostrada Hangar” në ish-bazën ushtarake të KFOR-it tani ITP (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren). Me këtë të fundit, ne kemi zgjeruar publicitetin e platformës sonë duke e konsideruar prodhimin e artit si një formë të qëndrueshme mësimi dhe shkëmbimi që do të adresojë nevojat e komuniteteve.

Nëpërmjet edukimit, trajnimit në terren dhe një hapësire të hapur prodhimi për krijimin e ekspozitave, synimi ynë është të zhvillojmë modele të reja të krijimit kulturor që do të inkurajojë një brez të ri të mendojë në mënyrë kritike përmes artit dhe të bëhet pjesë e procesit të krijimit, ndërtimit dhe instalimit të veprave të artit. Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

Infrastruktura e krijuar rishtazi me mjete dhe makineri të ndryshme, me laborator teknologjik, hapësirën për ekspozitë, pavijonin e gjelbër, bibliotekën, barin dhe kuzhinën si dhe hapësirën për bashkëpunim dhe ambiente të tjera do të plotësojnë nevojën e komunitetit që operon në industrinë krijuese dhe kulturore dhe më gjerë.

Për më tepër, hapësira me dy studiot e saj, Atelier dhe Technology LAB, së bashku me programin e saj arsimor që punëson ekspertë në fushat e tyre, do të ketë një ndikim afatgjatë tek të rinjtë për punët e ardhshme që lidhen me artin, teknologjinë dhe inovacionin. Më konkretisht do të ketë punëtori të vazhdueshme për aftësitë e prodhimit mbi: Dizajn dhe Fabrikim në Drur, Metal dhe Qëndisje; Komunikimi dhe Multimedia; Robotikë, Kodim dhe Elektronikë, Modelim 3D dhe Printim 3D.
Nëpërmjet një hapësire të tillë edukimi shpresojmë të përforcojmë rolin e Autostrada Biennale dhe artit bashkëkohor si infrastrukturë e butë në Kosovë, duke mbështetur komunitetin si dhe solidaritetin ndërlokal në kohë të izolimit të dyfishtë.

Momentalisht jemi të përkushtuar që të institucionalizojmë “Autostrada Hangar” si institucionin e vetëm të artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë ekologjike duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme.

Autostrada Hangar mundësohet me mbështetjen dhe partneritetin bujar të ITP Prizren dhe Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Fondacioni i Iniciativave Artistike, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Ambasada e Luksemburgut në Prishtinë, UNKT dhe UNDP, Gjirafa50 dhe Kreativ Qeramika dhe jemi mirënjohës për mbështetjen bujare të partnerëve të shumtë individualë në mbarë botën.

Kalendari
Shfaq më shumë
Dyqan
Product Image

4. AB BLUZË PËR FËMIJË

€ 10

Më shumë
Product Image

4.AB BLUZË E BARDHË

€ 10

Më shumë
Product Image

4.AB BLUZË E ZEZË

€ 10

Më shumë
Product Image

4.AB BLUZË PORTOKALLI

€ 10

Më shumë
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)