Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Autostrada Hangar studentët e vitit të parë dhe të dytë të nivelit Master nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë vizitës, i shoqëruam në ekspozitën e 10-vjetorit, ku ndamë me ta rrugëtimin, krijimin dhe transformimin e Autostrada Hangar vite. Gjithashtu, prezantuam studion tonë të prodhimit dhe rëndësinë që i kushtojmë ripërdorimit të materialeve dhe praktikave të qëndrueshme në proceset krijuese.
Falënderojmë përzemërsisht Prof. Asst. Flaka Xërxa Beqiri, Dr. Sc., dhe Prof. Asoc. Vlora Navakazi, si dhe të gjithë studentët për vizitën dhe interesimin.
Mezi presim që kjo vizitë të shërbejë si pikënisje për bashkëpunime të reja që ndërlidhin arkitekturën, artin dhe qëndrueshmërinë!
Foto: Erza Bata | Ekip i Medias nga Autostrada Biennale