Ekipi i Autostrada Biennale në Palermo
Gjatë takimit tonë të fundit ekipor në Palermo, u mblodhëm në historikun Teatro Garibaldi për të reflektuar mbi vitin që lamë pas dhe për të shqyrtuar së bashku rrugën përpara.
Shkëputja nga rutina jonë e përditshme na dha mundësinë të shkëmbenim këndvështrime, të reflektonim mbi arritjet dhe sfidat tona, si dhe të diskutonim prioritetet e përbashkëta për vitin në vijim, përfshirë përgatitjet për edicionin e gjashtë të Autostrada Biennale në vitin 2027.
Për ne, momente të tilla janë një pjesë thelbësore e ndërtimit dhe mbajtjes gjallë të një institucioni kulturor. Ato krijojnë hapësirë për të dëgjuar, për reflektim kritik dhe për mendim kolektiv, duke forcuar marrëdhëniet dhe përgjegjësitë e përbashkëta që formësojnë punën tonë.
Gjithashtu, ishte kënaqësi për ekipin tonë të ishim pjesë e rihapjes së Teatro Garibaldi dhe programit të tij publik, duke marrë pjesë në diskutime mbi rolin e hapësirave kulturore, përgjegjësinë kolektive dhe të drejtën për kulturë.
Kthehemi nga Palermo me këndvështrime të freskuara dhe me një përkushtim të përbashkët për kapitullin e ardhshëm të Autostrada Biennale.
Falënderime të veçanta për partnerët tanë në Studio Rizoma që na mirëpritën dhe na ofruan hapësirën për takimin tonë, si dhe për partnerët tanë institucionalë – Allianz Foundation, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, dhe Komunën e Prizrenit – për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Foto: Erza Bata | Ekipi Mediatik i Autostrada Biennale