Rihapja e Hapësirave, Rimarrja e Kulturës | Palermo

Çfarë e bën një hapësirë ​​kulturore të ndihet sikur na përket të gjithëve?

U mblodhëm në Teatro Garibaldi në Palermo, në kuadër të Samitit Kulturor, për të diskutuar mbi të drejtën për kulturë. Rihapja e teatrit na ofroi një pikënisje. Duke u mbështetur në përvoja nga e gjithë Evropa dhe Mesdheu, diskutimi shqyrtoi se si njerëzit mund t'i bëjnë hapësirat kulturore të tyret, të ndikojnë në atë që ndodh aty, si dhe të ndajnë përgjegjësinë për t'i mbajtur ato të hapura dhe të qasshme.

Bashkëthemeluesja dhe Drejtoresha e Arsimit, Vatra Abrashi, ndau përvojën tonë të shndërrimit të ish-hangarëve ushtarakë në Prizren në "Autostrada Hangar" – një hapësirë ​​që funksionon gjatë gjithë vitit si shtëpi për artin bashkëkohor, arsimin dhe takimet komunitare. Përmes ekspozitave në hapësira publike dhe ndërtesa historike, Autostrada Biennale ka zgjeruar qasjen në artin bashkëkohor dhe ka krijuar mundësi të reja që banorët të përjetojnë trashëgiminë e qytetit.

Së bashku me Vatrën, në diskutim morën pjesë edhe Frédérique Aït-Touati (Théâtre de la Cité Internationale), Stefan Blaske (Theater Bremen), André Wilkens (European Cultural Foundation) dhe Claudio Gulli (Palazzo Butera). Biseda u moderua nga Patrizia Pozzo (FSR) dhe Ségolène Pruvot (European Alternatives).

Faleminderit Studio Rizoma dhe European Alternatives që na bënë bashkë në Palermo. Mezi presim ta vazhdojmë këtë dialog dhe të zhvillojmë së bashku programe të reja.

Foto: Erza Bata | Ekipi medias Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)