Kishim kënaqësinë të mirëpresim Patronët e Van Abbemuseum dhe Defne Ayas, Drejtoreshën e Van Abbemuseum, në Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor.
Një vizitë e kuruar në ekspozitat tona aktuale na dha mundësinë të ndajmë historitë pas veprave dhe vizionin më të gjerë të Autostrada Hangar: një hapësirë ku arti bashkëkohor, edukimi dhe prodhimi ndërthuren gjatë gjithë vitit. Prezantuam punën tonë me të rinjtë dhe komunitetet lokale, si dhe qasjen tonë ndaj ripërdorimit, duke u dhënë një jetë të re veprave të artit dhe materialeve nga edicionet e mëparshme të Autostrada Biennale.
Artistët Driton Selmani dhe Renea Begolli ndanë gjithashtu punën e tyre, duke sjellë perspektivat e tyre në këtë bashkëbisedim.
Ushqimi nga kuzhina jonë vegjetariane dhe performancat e Agona Shportës me Ilir Bajrin, si dhe të Rina Foniqit, na bashkuan për një mbrëmje kushtuar artit, muzikës dhe mikpritjes.
Faleminderit Patronëve të Van Abbemuseum, Defne Ayas dhe Ares Shportës për bashkëpunimin.
Foto: Erza Bata – Media Team, Autostrada Biennale