Residency on the Road në Prizren

Residency on the Road është një program rezidencial ndërdisiplinor i organizuar nga tre anëtarët e parë të rrjetit Allianz Foundation Hubs – Postane në Stamboll, Turqi, Fondazione Studio Rizoma në Palermo, Itali dhe Autostrada Biennale në Prizren, Kosovë.
Pas temës ‘Dekolonizimi i Ushqimit: Uji, Toka, Trashëgimia në vitin e tij të parë, programi mblodhi së bashku nëntë pjesëmarrës nga prejardhje të ndryshme – artistë, aktivistë, studiues, fermerë dhe kuzhinierë – puna e të cilëve fokusohet në ushqimin dhe ekologjinë me prodhuesit vendas, social, ndërmarrjet, aktorët kulturorë dhe iniciativat e artistëve.

Në prill pjesëmarrësit Aylin Çankaya, Sinem Dişli, Ümit Hamlacıbaşı nga Stambolli, Genny Petrotta, Piero Cosentino dhe Adrien Buyukodabas nga Palermo, dhe Fllanza Bytyçi, Jeton Jagxhiu dhe Dion Zeqiri nga Kosova kaluan një javë në Prizren dhe nëpër Kosovë  ku patën një mundësinë  të mësojnë për aspektet sociale dhe mjedisore të sistemeve lokale të ushqimit.

Ata patën mundësinë t’i  vizitojnë edhe qytete të vogla, fshatra dhe të vazhdojnë të hulumtojnë më shumë rreth pazareve të Kosovës, ushqimeve tradicionale si ajvari, djathi, verërat e njohura etj.
Gjatë hulumtimit, u mbajt një bisedë në Autostrada Hangar me Blerta Bashollin, regjisoren e filmit “Hive” duke përjetuar rrëfimin e saj të fuqishëm dhe duke u përfshirë në diskutime kuptimplota të frymëzuara nga temat e saj.

Programi do të vazhdojë në vjeshtë 2023 me fazën e prodhimit ku do të mbështeten tre projekt propozime.

Foto nga: Erza Bata – Autostrada Biennale Media Team

Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)