GENNY PETROTTA HULUMTIMI DHE VIDEO XHIRIMI

Jemi të lumtur që mikpritëm video artistën Genny Petrotta, e cila erdhi në Prizren për pjesën e produksionit të Residency on the Road. Genny qëndroi dy javë në Prizren pasi përfundoi xhirimet në Itali për video instalimin e saj, ajo kaloi mjaft kohë duke hulumtuar, xhiruar dhe montuar.

Projekti përfshin bashkëpunimin me mjeshtrit vendas për të rikrijuar rekuizita të përshtatshme për periudhën, duke përfshirë kapelën Plis tradicionale shqiptare dhe titullin e veprës së saj në filigran. Procesi është i dokumentuar përmes mediumeve video dhe audio, me një vizion për të pasuruar xhirimet e ardhshme të videove të planifikuara në Piana degli Albanesi në fillim të vitit 2024.

Projekti në Prizren shërben si një prolog në kuadër të iniciativës më të gjerë, ai përfshin një dimension poetik ku pamjet e dokumentacionit plotësohen me këndimin e një vajze të re. Ky ushtrim simbolik i zërit të saj shërben si një përgatitje për të rrëfyer historinë bindëse të lidhur me “Mamma Perdonami”.

Foto:  Autostrada Biennale Media Team

Falenderime të veçanta për:

Këngëtarja: Fromba Krasniqi;

Prodhimit i Plisit: Ergyle Gjurgjialo;

Mjeshtër të filigranit:  Faik Bamja;

Bashkim Tejeci;

Xhafer Lushaj;

Fatime Baruti;

dhe Elvis & Gjulian Bytyqi, Jeton Jagxhiu.

Residency on the Road — Dekolonizimi i Ushqimit: Uji, Toka, Trashëgimia është një projekt bashkëpunues në mes të tre anëtarëve të parë të Allianz Foundation Hubs Network: Autostrada Biennale, Studio Rizoma dhe Postane

Kliko për të parë ekspozitën

Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)